E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koshtunica nën hetime

Nga Express më 20 mars 2011 në ora 13:30

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica, ka përfunduar nën shënjestrën e hetimeve lidhur me vrasjen e paraardhësit tw tij, Zoran Gjingjic.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë serbe, sipas të cilave Koshtunica dyshohet se ka qenë pjesë e hartimit të skenarit për vrasjen e kryeministrit me prirje perëndimore.

Në atë kohë, Koshtunica ka qenë president i Serbisë, ndërkohë që më vonë u bë kryeministër i vendit, kur në krye të shtetit erdhi Boris Tadic.

Për vrasjen e Gjingjic janë dënuar anëtarët e klanit famëkeq të Zemunit, të udhëhequr nga lideri Milorad Ulemek Legija.

Por prokurori që hetoi çështjen ka folur prej kohësh për një dorë politike pas atentatit që i mori jetën Gjingjicit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›