Libia ka 10 tonë helme të luftës
Derisa gjatë javëve të fundit forcat perëndimore përgatiteshin për të ndërhyrë kundër Libisë, satelitë amerikanë u orientuan në një garazh ne një lokacion të shkretëtirës në jug të Sirtës ku janë vendosur 10 tonë helme lufte, shkruan “Washigton Post”.
Po qe se lideri libian vendos ta përdorë, mund të vriten shumë libianë theksohet në tekst, por edhe konstatohet se zyrtarë amerikanë këtë sulm nuk e mendojnë të mundshëm.
Pa marrë para sysh këtë, disa zyrtarë libianë e liderë evropianë shfaqin brengosjen se Gaddafi i paparashikueshëm do të mund ta përdorte këtë helm për të terrorizuar Bengazin.
Shumë zyrtarë amerikanë thonë se lokacioni po vëzhgohet me kujdes, ndërsa një zyrtar anonim theksoi se janë bërë planet ushtarake për të shkatërruar këtë rezervë helmesh.
Libia deri vonë shkatërronte vetë rezervat e helmeve të luftës. P
or ky proces u ndalua pas prishje në sistemin e ftohjes në fabrikën mobile kimike.
Frika nga përdorimi i helmeve u shtua edhe më shumë, pas fillimit të aksionit të forcave perëndimore kundër forcave besnike të diktatorit të Libisë, i cili duket se është i vendosur të ruaj me çdo çmim pushtetin.