Kosov, arrestohet Albin Kurti

Policia e Kosovës para pak çastesh ka arrestuar liderin e lëvizjes ' Vetëvendosje', Albin Kurti. Arrestimi i Kurtit është bërë në selinë e tij në qender të Prishtinës.
Policia e Kosovës është detyruar te hedhe edhe gaz lotsjellës pasi aktivistët e lëvizjes kanë tentuar prapë ta pengojnë arrestimin e Kurtit.
Një ekip forcash policore qe mberriten me pese ose gjashte furgona, u futën brenda të selisë së 'Vetëvendosjes' dhe arrestuan liderin e saj.
Ka patur reagime të ashpra nga aktivisët përtej kordonit të policisë, te cilet shpuan gomat e disa furgonëve, akt që e detyroi policinë të hedhë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.