Rikthehet situata e rëndë në vend. Përleshjet shkaktojnë 26 viktima
Autoritetet në Kirgizstan kanë instaluar trupat dhe mjetet e blinduara në përpjekje për të rivendosur rendin dhe ligjin në qytetin e dytë më të madh të kësaj republike të Azisë Qendrore. Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, por një dëshmitar tha për shtypin e huaj se ende dëgjoheshin të shtëna me armë të kalibrit të rëndë. Si rezultat i dhunës të paktën 26 vetë gjetën vdekjen dhe më shumë se 300 të tjerë janë plagosur. Rusia, Kina dhe SHBA kanë apeluar për dhënien fund të trazirave, e cila ka rigjallëruar frikën për një mungesë më të madhe stabiliteti në një vend, ku Rusia dhe Amerika kanë baza ushtarake. Presidentja e përkohshme e vendit, Roza Otunbayeva, ka bërë thirrje për qetësi: "Në emër të qeverisë së përkohshme, unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kirgistanit, sidomos banorët e rajonit për ruajtjen e paqes. Bashkatdhetarë të nderuar mos bini prej ndaj provokimeve. Ju bëj thirrje që të tregoheni të përmbajtur, të qetë dhe të përmbaheni nga çdo veprim i nxituar që mund të çojë në viktima.
#