E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, shkarkohet drejtori i përgjithshëm i policisë 1 2 3 4 5 (17 vota)

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Behar Selimin. “Kryeministri i Kosovës duke u mbështetur në kompetencat e tij sipas Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për Policinë e Kosovës, ka shkarkuar Behar Selimin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.Vendimi i Kryeministrit Thaçi është marrë pas rekomandimit të Ministrit të Punëve të Brendshme,  Bajram Rexhepi për shkarkimin e Behar Selimit”, thuhet në një njoftim të shkurtër të zyrës së kryeministrit.
Lexo të plotë ...   EULEKS, akuza 5 personave për trafik organesh 1 2 3 4 5 (11 vota) e shtunë , 16 tetor 2010 Pesë persona janë akuzuar nga zyrtarët e Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë në Kosovë, për trafik organesh njerëzore, krim të organizuar, ushtrim të paligjshëm të veprimtarive mjekësore dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në një njoftim për mediat të EULEKS bëhet me dije se mes të akuzuarve jane disa mjekë, por dhe një ish- zyrtar i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë. 
Lexo të plotë ...   Kosovë, zgjedhjet e parakohshme më 13 shkurt 1 2 3 4 5 (12 vota) e premte , 15 tetor 2010 Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen me 13 shkurt të vitit të ardhshëm. Vendimi u mor nga presidenti në detyrë i Kosovës, Jakup Krasniqi, disa orë pas dështimit të tryezës me partitë politike, në të cilën nuk u arrit konsensusi për datën e zgjedhjeve, pasi koalicioni qeveritar kërkoi që ato të zhvilloheshin me 20 shkurt.
Lexo të plotë ...   Kosovë, De Marnac nis detyrën në krye të EULEKS. “Të sundojë ligji në veri” 1 2 3 4 5 (13 vota) e premte , 15 tetor 2010 Shefi i ri i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, në ditën e tij të parë të punës në krye të këtij misioni,  tha se prioritetet kryesore do të jenë rivendosja e sundimit të ligjit në veri të Kosovës dhe vazhdimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto komente kreu i EULEX-it i bëri pas takimeve të ndara që zhvilloi me ushtruesin e detyrës së Presidentit, Jakup Kransiqi dhe me kryeministrin Hashim Thaçi.
Lexo të plotë ...   Krasniqi: Zgjedhjet mund të jenë në 13 shkurt 1 2 3 4 5 (12 vota) e enjte , 14 tetor 2010 Presidenti në detyrë i Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar 13 shkurtin e vitit të ardhshëm si datë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Duke folur për BBC-në, Krasniqi ka theksuar se data e zgjedhjeve të parakohshme do të bëhet publike së shpejti dhe do të reflektojë konsensusin mes forcave politike në vend.
Lexo të plotë ...   Klinton: Integriteti territorial dhe statusi, jo pjesë e bisedimeve 1 2 3 4 5 (40 vota) e mërkurë , 13 tetor 2010 Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, për statusin dhe tërësinë e saj territoriale. Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp në Prishtinë me kryeministrin Hashim Thaci, Klinton siguroi se çështja e statusit dhe integritetit territorial nuk do të vihen në tavolinën e diskutimeve me Serbinë, me të cilën ajo inkurajoi liderët kosovar që të nisin sa më shpejt bisedimet për çështje praktike. Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 13 tetor 2010 ) Lexo të plotë ...   Hillary Clinton mbërrin në Prishtinë 1 2 3 4 5 (23 vota) e mërkurë , 13 tetor 2010 Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka mbërritur në Aeroportin e Prishtinës ku është pritur nga Ministri i Jashtëm, Skender Hyseni dhe Ambasadori amerikan Christopher Dell. Gjatë kësaj vizite një ditore në Prishtinë, Klinton do të takojë  drejtuesit më të lartë të institucioneve shtetërore të Kosovës, presidentin në detyrë Jakup Krasniqi dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Lexo të plotë ...   Krasniqi: SHBA të ndërmjetësojë në bisedimet me Serbinë 1 2 3 4 5 (14 vota) e martë , 12 tetor 2010 Institucionet e Kosovës do të kërkojnë të mërkurën nga sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton që krahas Bashkimit Evropian të ndërmjetësojnë në bisedimet në mes Prishtinës dhe Beogradit edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lexo të plotë ...   Klinton në Beograd, diskuton me Tadic për Kosovën 1 2 3 4 5 (5 vota) e martë , 12 tetor 2010 Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton mbërrin në Beograd, në kuadër të turit të saj ballkanik. Ajo ka zhvilluar takimin e saj të parë në kryeqytetin serb me presidentin Boris Tadic nga i cili kërkoi arritjen e progresit sa I përket cështjes së Kosovës. Më pas, diplomatja amerikane do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin serb, ministrin e jashtëm dhe atë të mbrojtjes. 
Lexo të plotë ...   Bosnje, Klinton: Ndarja e vendit nuk është zgjidhje 1 2 3 4 5 (10 vota) e martë , 12 tetor 2010 sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton ftoi të gjitha forcat politike në Bosnje të lënë mënjanë ndasitë etnike dhe të punojnë për realizimin e reformave të nevojshme për integrimin euroatlantik të vendit.
Lexo të plotë ...

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›