E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në SHBA, rezultatet paraprake 1 2 3 4 5 (1 votë) e mërkur

Kongressi amerikan ndahet mes dy partive. Republikanët fitojnë  Dhomën e Përfaqësuesve ndërsa demokratët  ruajnë kontrollin në senat. Marrja e kontrollit të kësaj Dhome nga republikanët, paraqet një sfidë serioze për axhendën legjislative të Presidentit Obama Republikanët dhe lëvizja konservatore Tea Party, shpallën që herët disa nga fituesit e këtyre zgjedhjeve. Lexo të plotë ...   Pako bombë për kryeministrin italian Berluskoni 1 2 3 4 5 (2 vota) e mërkurë , 03 nëntor 2010 Një pako bombë drejtuar Kryeministri italian Silvio Berluskoni është gjetur në një avion mallrash nga Athina. Pakoja shpërtheu në  zjarr kur e hapi policia, bëhet e ditur nga aeroporti i Bolonjës. Në këtë aeroport, avioni i mallrave kreu ulje të detyruar pasi autoritetet dyshonin se aty kishte një pako bombë në adresë të  kryeministrit Berluskoni.
Greqia ka pezulluar të gjitha dërgesat postare nga ajri për 48 orë pas një vale sulmesh nga guerrilasit majtistë të dyshuar se kanë vënë në shënjestër krerë të qeverive në vendet perëndimore evropiane. Lexo të plotë ...   Amerikanët votojnë, sondazhet: Obama humbet 1 2 3 4 5 (2 vota) e martë , 02 nëntor 2010 Në SHBA kanë filluar zgjedhjet për të dy dhomat e Kongresit. Votuesit do të zgjedhin deputetët e Dhomës së përfaqësuesve si dhe 37 nga 100 senatorët. Sipas sondazheve të fundit, demokratët e presidentit Barack Obama përballen me mundësinë e humbjes ndërsa analistët i vlerësojnë zgjedhjet e sotme dhe si një plebishit për performancën e presidentit të parë me ngjyrë në historinë e SHBA-ve Barak Obama. Lexo të plotë ...   Konflikti për ishujt Kurile, tendosen marrëdhëniet Japoni- Rusi 1 2 3 4 5 (5 vota) e martë , 02 nëntor 2010 Tendosen marrdhëniet Japoni  Rusisë. Për shkak të grindjeve rreth ishujve Kurile, Japonia ka tërhequr përkohësisht ambasadorin e saj nga Rusia, bëri të ditur Ministri i Jashtëm Seiji Maehara. Megjithë paralajmërimet nga Tokio, presidenti rus Dmitri Medvedev ka vizituar të hënën për herë të parë një nga katër ishujt, për të cilat Japonia pohon se janë të sajat.
Lexo të plotë ...   Zgjedhjet afatmesme në SHBA, sa vota bëjnë diferencën 1 2 3 4 5 (1 votë) e martë , 02 nëntor 2010 Në zgjedhjet e sotme votohet për të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 37 nga 100 vendet e Senatit. Republikanëve ju duhet të fitojnë 39 vende në Dhomën e Përfaqësuesve që të marrin kontrollin e saj, dhe 10 vende për të marrë kontrollin në Senat. Pjesëmarrja në votimet e zgjedhjeve të mesit të mandatit vlerësohet si më e uklët se ati për zgjedhjet presidencale.
Lexo të plotë ...   Greqi, pako bombë për Sarkozi. Ndalohen dy persona 1 2 3 4 5 (1 votë) e martë , 02 nëntor 2010 Policia publikon  imazhet e të dyshuarve kryesorë pas sulmit me bombë të një dite më parë në Greqi. Bëhet fjalë për dy persona të  ndaluar dhe publikut i është kërkuar të sigurojë më tepër informacion rreth tyre. Policia nuk bëri të ditur emrat e dy të dyshuarve pasi ata ende nuk janë akuzuar. Arrestimet u kryen menjeherë pasi policia zbuloi pakon dërguar Presidentit francez Nicolas Sarkozi dhe pasi një  tjetër pako shpërtheu në një kompani postare në Athinë,  duke plagosur një punonjëse.
Lexo të plotë ...   Frika nga sulmet terroriste, shtohen masat e sigurisë në Evropë e SHBA 1 2 3 4 5 (2 vota) e martë , 02 nëntor 2010 Vendet evropiane dhe ato të Amerikës së Veriut kanë përshkallëzuar në mënyrë të ndjeshme masat e kontrollit ajror pas zbulimit të  pakove me lëndë shpërthyese të nisura nga Jemeni në drejtim të SHBA-ve. Paketat me eksploziv u gjetën në dy aeroplanë në Dubai dhe në Londër, falë sinjalizimeve të shërbimeve saudite të sigurisë.
Lexo të plotë ...   Zgjedhjet afatmesme në SHBA, zhvillohen takimet e fundit elektorale 1 2 3 4 5 (2 vota) e martë , 02 nëntor 2010 Kandidatët të mbarë shtetet e Bashkuara bënë një përpjekje të minutës së fundit për të mbledhur votuesit një ditë para zgjedhjeve afatmesme. Presidenti Barack u tha votuesve në webcast se vota e tyre ishte e rëndësishme. "Ju keni shans të ndryshoni komunitetin tuaj dhe vendin tuaj. Gjithë cfarë duhet të bëni është të votoni," tha Obama.
Lexo të plotë ...   Pengmarrja në një kishë katolikë në Irak, 52 viktima 1 2 3 4 5 (0 vota) e hënë , 01 nëntor 2010 Përfundon me një lumë gjaku pengmarrja e besimtarëve katolikë në një kishë në Irak. Ministria e Brendshme raportoi se 52 vetë mbetën të vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur ndërsa forcat irakiane të sigurisë hynë me forcë në një kishë të Bagdadit ku besimtarët të krishterë mbaheshin peng nga persona të armatosur.
Lexo të plotë ...   New York, parada e 38-të e Halloween. Festohet edhe në Shtëpinë e Bardhë 1 2 3 4 5 (2 vota) e hënë , 01 nëntor 2010 Mijëra njujorkezë e turistë në New York morën  pjesë në  festën gjigande të Hallowinit në paradën e përvitshme të njohur dhe si “Village Halloween”. Sivjet tema qendrore ishte  "Memento Mori" - frymëzuar nga kukullat e Ditës së të Vdekurve të cilat u bënë pjesë e paradës rreth njëzet vjet më parë.
Lexo të plotë ...

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›