Kosova - E vetmja jashte liberalizimit te vizave
Prishtina mirepret vendimin e ministrave te brendshem te Bashkimit Evropian per heqjen e regjimit te vizave per qytetaret e Shqiperise dhe te Bosnje-Hercegovines ndersa shfaq shpresen se edhe Kosova do te perfitoje nga ky proces. Kryeministri ne doreheqje Hashim Thaci pergezoi sot autoritetet e Tiranes nepermjet nje telegrami derguar kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha. Kryeministri Thaci tha se sot per Shqiperine po ndodhe nje histori.
Po fillon procesi per liberalizimin e vizave per Shqiperine uroj kryeministrin Berisha gjithe spektrin politike ne Shqiperi popullin shqiptar per kete sukses historik per Shqiperine per popullin shqiptar per paqen dhe stabilitetin ne rajon per perspektiven evropiane dhe mendoj se dicka e tille do te ndodh shume shpejt edhe per Republiken e Kosoves tha kryeministri Thaci.
Por qe nga sot Kosova mbetet vendi i vetem ne Ballkanin perendimore qytetaret e te cilit do te vazhdojne te kerkojne viza per te udhetuar ne vendet e Bashkimit Evropian. Zyrtare te Parlamentit te Evropes te cilet e vizituan Kosoven diteve te fundit shfaqen shpresen se nente nentori kur Komisioni Evropian pritet te paraqes Raportet e Progresit ne kuader te se ashtuquajtures Pako e Zgjerimit per vendet e Ballkanit Perendimor eshte koha kur mund te kete lajme te mira per Kosoven dhe udherrefyesin per liberalizimin e vizave. Por ata terhoqen verejtjen se ky eshte nje proces i gjate dhe kerkon permbushjen e shume kritereve te rendesishme dhe zbatimin e shume reformave te domosdoshme qe nga siguria e kufijve siguria e dokumenteve perkatesisht pasaportat biometrike hapave te rendesishem ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Eurodeputetja Doris Pack e cila javen qe lame pas qendroi per nje vizite ne Kosove tha se eshte veshtire te thuhet se kur mund te bashkohet Kosova me pjesen tjeter te vendeve te Ballkanit perendimore duke pasur parasysh edhe veshtiresite politike.
Duhet ta kuptoni se jeni vend i ri qe nuk eshte njohur nga pese vende te Bashkimit Evropian dhe kjo merr me shume kohe tha zonja Pack duke shfaqur shpresen se rruga do te mund te shkurtohet.
Autoritetet ne Prishtine shpresojne se deri ne fund te vitit te ardhshem edhe Kosova do te jete ne kete proces ndersa u bejne thirrje qytetareve dhe te mos mendohet se me hyrjen ne regjimin e udhetimeve pa viza do te jete e garantuar edhe puna ne vendet e Bashkimit Evropian. Deri ne permbushjen e shpresave te tilla qytetaret e Kosoves do te vazhdojne te mbeten te vetmit qytetar te Ballkanit perendimore qe do te presin ne radhe para ambasadave ne Prishtine dhe ne kryeqytetet e rajonit.