E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia pret sot zyrtarizimin e vendimit te Bashkimit Europian per liberalizimin e vizave

Ministrat e brendshem te 27 vendeve anetare te Bashkimit Europian do te nisin mbledhjen e sotme duke shqyrtuar propozimin e Komisionit Europian per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare dhe ata boshnjake.

Vendimi i tyre duket te jete tanime nje formalitet. Skepticizmi i Frances dhe Hollandes apo dhe shqetesimi i vendeve si Belgjika e Gjermania per rrezikun e nje fluksi te azilkerkuesve pas asaj qe ndodhi ne fillm te vitit por edhe ne kete vjeshte me qyteratet e Serbise dhe Maqedonise nuk eshte perkthyer ne nje bllokim te procesit por ka nxitur ngritjen e nje mekanizmi te rrepte monitorues te vene ne jete nga Komisioni Europian si nje levizje per tiu pergjigjur dyshimeve te ketyre vendeve.

Franca ka kerkuar qe masat monitoruese te jene me te ashpra por ajo e vetme nuk mund te bej me shume. Vendimi mund te merret edhe me shumicen e vendeve anetare dhe mekanizmi i kontrollit do te jete sot pjese shoqeruese e liberalizimit te vizave.

Shqiperise ju desh nje rruge e gjate per te arritur deri ne diten e sotme. Ajo nisi ne nje start te njejte me vendet e tjera te rajonit ne vitin 2008 kur Bashkimi Europian nderrmori nismen per liberalizimin e vizave per qytetaret ballkanas.

Por vitin e kaluar ajo nuk arriti te plotesonte objektivat ne asnje prej kater blloqeve te udherrefyesit te paraqitur nga Brukseli duke mbetur jashte se bashku me Bosnjen. Edhe kete vit Shqiperise ju desh te bente perpjekje shtese pasi vleresimi i pare i Komisionit europian deshmonte se ajo ende nuk i kish pembushur teresisht te gjitha detyrimet.

Por tani e gjitha kjo mbetet pjese e historise. Ne Tirane festimet thuajse kane nisur. Rruget e kryeqytetit jane bushur me flamujt kombetare dhe ata te Bashkimit Europian.

Ne qender nje tabele e madhe tregon largesine e nje fluturimi me avion nga Tirana drejt kryeqyeteteve europiane ndersa ne udhekryqe krahas shenjave te sinjalizimit jane vene edhe tabelat qe tregojne distancen nga qytetet dhe kryeqytetet europian shoqeruar me shenimin Pa Viza .

Nje koncert i madh eshte parashikuar te marten pasdite. Muzike dhe fishekzjarre qe ndoshta do te sherbejne edhe per mbytur shijen e hidhur qe mund te lere nje tjeter vendim i rendesishem qe do te merret po ne Bruksel.

Sipas te gjitha gjasave Shqiperise mund te mos i jepet statusi i vendit kandidat. Te pakten vleresimi i bere nga Komisioni ne opinionin e tij nuk le shume hapesira per te shpresuar.

Vendi vleresohet ende larg kritereve te Kopenhages me probleme te situates politike te gjendjes se sistemit gjyqesor dhe nivelit te korrupsionit qe cilesohet serish nje problem vecanerisht serioz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›