Takim lamtumireTopi pret Borchard
Tiranë - Presidenti i Republikës Bamir Topi zhvilloi sot paradite takimin e lamtumirës me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Bernd Borchard me rastin e përfundimit të mandatit të tij në vendin tonë.
Sic bën të ditur zyra për shtyp e Presidentit, kreu i shtetit shqiptar, pasi i cilësoi si shumë të mira marrëdhëniet dypalëshe dhe miqësinë tradicionale dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në shumë fusha. Nga ana e tij, Topi e falenderoi Ambasadorin Borchard për punën dhe aktivitetin e tij diplomatik disavjeçar në shërbim të rritjes dhe thellimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë në rrugëtimin integrues të vendit tonë në NATO dhe më vonë në Bashkimin Evropian.
Kurse ambasadori gjerman, Bernd Borchard shprehu mirënjohjen ndaj Presidentit Topi dhe gjithë institucioneve të shtetit shqiptar për mbështetjen e pakursyer dhe bashkëpunimin e frytshëm, që ia bënë më të lehtë përmbushjen e misionit të tij diplomatik në të mirën reciproke të dy popujve dhe vendeve tona.
(db, BalkanWeb)