E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova, Mali i Zi miraton dokumentin baze per njohjen

Parlamenti i Malit te Zi ka miratuar dje ne mbremje rezoluten per pershpejtimin e integrimit te Podgorices ne Bashkimin Evropian, dokument baze ne te cilin percaktohet edhe qendrimi i ketij shteti ndaj pavaresise se Kosoves.

Kryeministri Millo Gjukanovic, ka thene se Mali i Zi do te ndjeke politiken realiste dhe ate qe ndjek edhe Brukseli, duke lene te kuptohet se njohja e shtetit fqinj do te behet se shpejti. Pjesa me e madhe e diskutimeve ne parlament u perqendruan ne ceshtjen e Kosoves.

"Serbia nuk kryen asnje funksion ne Kosove, dhe nuk ka asnje institucion ne Kosove. Kosova eshte sovrane ne politiken e jashtme, ne siguri, ne mbrojtje, ne politikat tatimore, ne sistemin monetar, ne ekonomine e jashtme, ne gjithcka. Gjate gjithe kesaj kohe funksionareve me te larte ne Beograd u kam thene se kjo eshte rezultat e politikes se gabueshme dhe se Serbia duhet ta shohe te verteten ne sy", ka thene Gjukanovic.

"Karakteristike e Malit te Zi eshte te ndjeke politiken e realitetit, e jo iluzionit politik", shtoi lideri malazez.

Ne Rezolute thuhet se Mali i Zi eshte i gatshem te konfirmoje realitetin politik te cilin anetaret e Bashkimit Evropian dhe NATO-s e vleresojne si te rendesishem per stabilitetin rajonal dhe ndjek politiken e cila eshte ne kursin e percaktimeve te saj evropiane dhe euroatlantike.

"Kjo (rezoluta) do te jete baze per percaktimin e qendrimit te Malit te Zi ndaj ceshtjes se Kosoves", thuhet ne dokumentin e miratuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›