Media bullgare e survejuar nga sigurimi
Pjesa me e madhe e mediave bullgare jane survejuar nga agjencia e sigurimit te shtetit, ne nje perpjekje te qeverise per te vendosur kontrollin e plote ndaj tyre.Akuzat jane bere te ditura dje nga nje parti opozitare ne Sofje. Deputeti Atanas Atanasov i Partise Demokrate per nje Bullgari te Forte, tha dje se agjencia e sigurimit te shtetit ka monitoruar punen e te gjitha mediave ne vend.Deputetet e kesaj partie kerkuan doreheqjen e menjehershme te shefit te "FBI-se bullgare", Petko Sertov.Skandali u publikua ne nje kohe kur vete kryeministri Sergei Stanishev sapo ka pranuar se agjencia kombetare e sigurimit ka pergjuar telefonat e shume deputeteve.