E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova: Në vitin 2009, 41 nëna humbën foshnjet që në bark

Vetëm për vitin 2009, 41 gra kanë shkuar në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë" me shtatzani të ndërprera për shkak se foshnjet kanë humbur jetën që në barkun e nënës. Sipas drejtorit të spitalit Universitar Obsetrik gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë, Halim Kosova kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së kulturës shëndetësore të nënave. E cila ka të bëjë me vizitat, kontrollet e herëpaherëshme por edhe marrjen e informacionit në mënyra të tjera.
Këto deklarata Halim Kosova i ka bërë gjatë përurimit të departamentit të Edukatës shëndetësore për nënën dhe fëmijen. Në fakt në të gjitha maternitet e vendit qendrat shëndetësore të gruas ku ato mund të marrin të gjitha këshillat dhe informacionet për një shëndet riprodhues të mirë por edhe për një shtatëzani të shëndetëshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›