E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrikë 2010, vidhet kombëtarja greke

Një rast i ri, kur futbollistët e huaj që marrin pjesë në Kampionatin Botëror të futbollit në Afrikën e Jugut bëhen viktima të vjedhjeve, është shënuar në një prej hoteleve ku janë grumbulluar ekipet kombëtare .
Viktimat e rradhës kësaj here janë pikërisht lojtarët e Otto Rehagel, të ekipit kombëtar të Greqisë. Ashtu siç publikohet prej mediave vendase, në dhomat e të zgjedhurve të Greqisë për këtë botëror, kanë hyrë disa persona dhe kanë vjedhur sende me vlerë dhe një shumë parash që varion nga 3000 deri në 4500 euro.
Ngjarjen e vërteton policia vendase ,ndërsa edhe mediat greke kanë pasqyruar këtë zhvillim me reportazhe në lajmet nga të dërguarit e tyre në hotelin luksoz Beverly Hills të qytetit Umhlanga ku kryen stërvitjen ekipi grek i futbollit.
Ndërkohë drejtuesit e hotelit të cilët në fillim nuk kanë pranuar se hoteli i tyre mund të bëhej kaq lehtë pre e disa hajdutëve ,më pas kanë deklaruar se do tu kthejnë dëmshpërblimin gjithë lojtarëve grekë.
Tre ditë më parë edhe kombëtarja e Kolumbisë është bërë pre e grabitësve të cilët kanë vjedhur përsëri dhomat e futbollistëve.
Policia e Afrikës së Jugut ,një prej shteteve me numrin më të madh të krimeve dhe përdhunimeve në botë ,ndodhet para një sfide të madhe në sigurinë e zhvillimit të kampionatit si dhe në përballimin e rasteve të tilla. Për rastin konkret ajo ka deklaruar se ka hapur një proces hetimi për të gjendur fajtorët që dyshohet se janë nënpunësit e hotelit.
Edhe në kampionatin Botëror të futbollit në vitin 1994 që është zhvilluar në SHBA përsëri ekipi grek është vjedhur në dhomat e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›