Kosova, Pacolli në Ugandë dhe Burundi për njohje

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit në Afrikë, ka vizituar Ugandën, ku është pritur nga presidenti i këtij vendi, Yoweri Museveni.Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet demokratike në Kosovë si dhe për njohjen e pavarsisë.
Në fjalën e tij Pacolli tha se vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe vendeve të tjera të botës, është i rëndësisë jetike për të ardhmen e vendit.
Ndërkohë, në kuadër të fushatës së tij lobuese për shtimin e numrit të njohjeve, Pacolli ka udhëtuar më pas në Afrikën Lindore, në Republikën e Burundit, ku është pritur nga zëvendëspresidenti i këtij vendi, Terence Sinunguruza.