Tiranë, kapet 30 kg kanabis, 4 në pranga

Policia e Tiranës gjatë një operacioni ka bërë të mundur sekuestrimin e 30 kg kanabis dhe arrestimin e 4 poseduesve të drogës. Zëdhënësja e policisë së Tiranë Alma Katragjini ka theksuar se arrestuar shtetasit Lavdrim Jata 24 vjeç, Edmond Faja 28 vjeç, Eduart Karaj 23 vjeç dhe Gojart Loçi 30 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë mbrëmë në afërsi të rrugës "Jordan Misja" në Tiranë ku pas kontrollit në bagazhin e automjetit "Benz 190", me targa AA 642A I, ju gjetën e ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 qese ku brenda tyre kishte afro 30 kg, bimë narkotike e llojit "Cannabis Sattiva".
Sipas policisë gjatë zhvillimit të këtij operacioni, u sekuestrua edhe dy automjete tip "Benz 190", me targa AA 642 AI dhe Rover, me targa TR 5905 J, si edhe 5 telefona celularë të markave të ndryshme.
Gjatë hetimit u konkludua se lënda narkotike kishte ardhur nga Lazarati, me destinacion shitjen e saj për tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar.