Kosova: Vendimi i Hages (jo) real
Qeveria e Kosoves e respekton autoritetin e Gjykates se Hages dhe vendimin e saj, i cili ka provuar veprimet kriminale te lidershipit te Serbise ne Kosove. Nderkaq, reagimet tjera, qofte nga ana e shqiptareve, qofte nga ajo e serbeve, jane se vendimi i Gjykates se Hages eshte ndikuar politikisht. Vendimi i Gjykates Nderkombetare per ish-Jugosllavine ne Hage, per lirimin e ish-kryetarit te Serbise, Milan Milutinovic, nga akuzat, dhe shqiptimi i denimit prej 15 deri ne 22 vjet burg per 5 te akuzuarit tjere, ish-zyrtare te Serbise, lidhur me krimet ne Kosove gjate vitit 1999, ka nxitur reagime te ndryshme ne Kosove. Zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci, thote se qeveria e Kosoves e respekton autoritetin e Gjykates se Hages, e cila sic theksoi ai, ka provuar se ne Kosove ka pasur veprime kriminale dhe ne kundershtim me te drejten nderkombetare, te udhehequra nga qeveria apo lidershipi i Serbise. "Po ashtu, eshte nje lloj sadisfaksioni per viktimat e shumta, per vuajtjet qe ka pesuar populli shqiptare prej ketyre udheheqesve. Mendojme se eshte nje lloj mundesie per njerezit qe te kuptojne se drejtesia, me ne fund, vjen ne vend. Natyrisht, sa me shume qe te ndodhe nje denacifikim i tille i politikes serbe, aq me shume do te hapeshin gjasat qe te krijohet paqe dhe stabilitet ne rajon dhe mundesia e pajtimit ne mes te popujve, te cilet kane vuajtur per nje kohe te gjate nga politika agresive dhe gjenocidiale serbe", tha Kuci. Lidhur me vendimin e Gjykates se Hages jane shenuar edhe reagime, te cilat e kane vleresuar kete vendim si politik, por nga pikeveshtrime te ndryshme. Ahmet Isufi, deputet i Kuvendit te Kosoves nga Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, e quan si nonsens lirimin e Milan Milutinovicit nga akuzat, si dhe masen e denimit te shqiptuar per 5 te akuzuarit tjere. "Ne konsiderojme se Gjykata e Hages eshte e ndikuar politikisht, sepse te lirohet kryetari i Serbise, shtet i cili ka ushtruar gjenocid, krime dhe masakra ne Kosove, bashkepunetori me i afert i Slobodan Milosheviqit, kjo eshte vertete 'non-sens'. Keta te denuarit jane denuar sikur te ishin kriminele te zakonshem, ne kuptimin individual te veprimeve te tyre. Por, ketu ne Kosove, Serbia ka vepruar si shtet, permes aparatit policor dhe ushtarak. Prandaj, keta eshte dashur ta marrin denimin maksimal qe e parasheh Gjykata e Hages", shprehet Isufi.
REL
REL