Partizani, pa Gjondeden dhe Maloten
Partizani do te udhetoje drejt Elbasanit, pa dy lojtare titullare, Gjondeden dhe Maloten. Te kuqte e Shpetim Duros, synojne te arrijne nje rezultat pozitiv ne transferte, ndaj Elbasanit. Sakaq, trajneri Faruk Sejdini do ta kete te plote grupin, ne kete ndeshje. Trajneri elbasanas synon fitoren e pare ne radhet e Elbasanit. Ne "Ruzhdi Bizhuta", ndeshja mes Elbasanit dhe Partizanit pritet te jete interesante. Te kuqte kerkojne te largohen nga zona e ftohte. Elbasani synon te futet ne zonen evropiane.
Renia
Bylis dhe Lushnja i kane shanset e pakta per te marre pike, gjate javes se fundit te kampionatit. Dy ekipet qe ndodhen ne zonen e ftohte do te luajne, perkatesisht me ekipet kryesuese te kryeqytetit. Madje, Bylisi ne rast se mbetet ne vend te fundit, do te luaje me Tiranen, nje jave me vone. Lushnjes i duhet te perballet serish me Vllaznine. Vetem ne rast se fitojne te pakten nje nga dy ndeshjet e radhes, mundet qe ato t'i shpetojne zones se ftohte. Ne te kundert, thuajse shpresat e tyre per te qendruar ne mes me te mirave, do te zbehen. Me keq akoma, para tyre ndodhet Partizani, qe me paraqitjet e fundit veshtire se do te zbrese ne kategorine e dyte. Java e radhes pritet te jete deri diku percaktuese, edhe per ekipet qe do te zbresin poshte.