"Eksperienca ime shqiptare ne nje bujtine"
Kanadezja Rhea Shelton eshte vetem 22 vjece dhe deri tani ka vizituar e vetme aq SHUMW vende, saqe edhe vete nuk i mban mend numerikisht. Ajo se fundmi ndodhet e vetme ne Shqiperi, per te kaluar nje tur, qe ka nisur ne vende fqinje te Ballkanit, per te vijuar mandej me ne veri, ne drejtim te Malit te Zi etj. "Isha ne Athine dhe tani ndodhem ne Tirane, por nuk di se c'do kem mundesi te vizitoj, pasi nuk jam e qarte, per me teper qe edhe koha nuk me premton", thote 22-vjecarja, me nje filxhan me kafe te zeze ne njeren dore, ndersa ne tjetren mban me kujdes ne harte te kryeqytetit, qe per hir te se vertetes, ajo nuk arrin ta kuptoje fare, pike se pari, pasi eshte e shkruar ne gjuhen shqipe. Prane kembeve te saj hidhet e kercen nje qen i zi sterre, race pastor belg, tejet i dashur, qe te gjithe e therrasin Zhoizi. Mbi catine e nje kuzhine te improzivuar gatimi aty prane, qeni i leh pa pushim nje maceje, qe ngrohet nen rrezet e buta te diellit. Sigurisht qe qeni dhe macja jane dy kafshe shtepiake te dashura per turistet e huaj, qe spikasin ne afeksionin ndaj tyre. Rhea tregon se itinerari i saj duke nisur nga Athina, ka vijuar me Beratin, Tiranen, per te vijuar me pas me Shkodren e Malin e Zi. Rhea Shelton eshte strehuar ne Tirana Backpacker, prane rruges se Elbasanit, nje lloj hosteli, (bujtine) qe po eksperimentohet prej disa vitesh edhe ne vendin tone. Karakteristika kryesore e hosteleve eshte se te gjithe bujtesit flene se bashku ne te njejten dhome, ata madje rrine se bashku per te pare tv, per te biseduar apo luajtur me letra ose shah. "Ne fakt, ky eshte tipari me i rendesishem yni, qe njerezit qe vijne nga pika te ndryshme turistike, te takohen se bashku ne nje ambient te tille, per te njohur persona te rinj, tradita te reja, e pse jo, edhe te vendosin te kryejne nje pjese te rruges se tyre te metejshme se bashku", thote Ilir Hysa, administrator i Tirana Backpacker. Qe ne gusht te vitit 2004, kur hosteli eshte hapur, ka mirepritur rreth 5 mije turiste nga e gjithe bota. Atyre u vihet ne sherbim edhe nje kuzhine modeste, ku vizitoret mund te gatuajne me kontribut te perbashket. "Puna jone nuk fokusohet vetem te strehimi i tyre. Ne gjithashtu rekomandojme bare apo restorante tradicionale, sepse kjo eshte arsyeja qe turistet vijne ketu, per te pare nga afer se cfare gatuhet, cfare traditash kemi etj. Po keshtu, ofrojme informacion ne lidhje me destinacionet me interesante qe ata mund te vizitojne ne Tirane apo edhe me gjere, si lagjet historike, kalaja e Petreles, mali i Dajtit etj.,", tregon per "KJ" Iliri. Pjesa me e madhe e turisteve udhetojne te vetem, ose maksimumi vete i dyte, por nuk ndodh rralle qe te bashkohen ne hostele me persona te tjere per te vizituar vende te tjera. Te tille turiste ne i shohim rendom rrugeve te metropolit, te veshur ne menyre modeste e me canta shpine te medha, te ngjashme me ato qe perdoren per kampingje malore. Ne vere ky hostel ka kaq fluks te larte kerkesash, saqe lind nevoja edhe per te fjetur jashte me cadra. Vecse nuk duhet harruar dicka, qe keta njerez, kryesisht perendimore, kane nje stil jetese kaq modest, e mund te arrijne te flene edhe pertoke nese lind nevoja.
Turistet habiten me pallatet shumengjyresh
Eshte e vertete, tingellon e cuditshme per ne qe jetojme ketu, por te huajt edhe nese nuk dine asgje per Shqiperine, pervec faktin qe jemi ngjitur me Kosoven, dine te pakten se pallatet jane ngjyra-ngjyra. Keshtu pohon edhe administratori i hostelit Tirana Backpacker, sipas se cilit "shume kliente jane kurioze per te pare fasadat e pallateve qe ka lyer e vazhdon te lyeje kryebashkiaku iTiranes, Edi Rama. "Ajo qe mund te thuhet me siguri eshte se ata largohen nga vendi yne me pershtypjen se Shqiperia eshte nje nga vendet me te sigurt ne bote. Kjo pasi ne fillim ata shkelin token tone me njefare frike, per shkak te paragjykimeve qe ekzistojne per shqiptaret neper bote", deklaron Ilir Hysa.
Ne Tirane per muajin e mjaltit
Nje cift kanadezesh erdhen pak kohe me pare ne Shqiperi, pasi u ishte ngulitur ne koke ideja per te kaluar ketu pushimet e tyre per muajin e mjaltit. Mesa duket, pershtypjet e mira te te njohurve te tyre per kete vend, ndikuan qe ata te benin kete perzgjedhje. "Nuk e dime me c'mendim iken prej ketej, pasi nuk i takuam ne fund", thekson Iliri. Por, ne radhen e gjate te turisteve te "cuditshem" ka qene edhe nje person qe ka kryer xhiron e botes me biciklete, qe ka kaluar edhe ne Tirane, pikerisht ne gusht te vitit 2004.
INTERVISTA/ "Kam kursyer para per te ardhur ne Shqipwri"
Si ju quajne dhe nga vini?
Me quajne Rhea Shelton, jam 22 vjece, vij nga Kanadaja.
Perse keni zgjedhur te vizitoni Shqiperine?
Une po bej nje tur kryesisht ne vendet e Mesdheut, tani sapo kam mberritur ne vendin tuaj nga Athina, ku qendrova disa dite.
Cili do te jete destinacioni i radhes?
Pas 2-3 ditesh do te drejtohem per ne veri, ne qytetin tuaj ne skaj, Shkodren, per t'u hedhur me pas ne Mal te Zi. Do te vizitoj edhe disa vende te tjera, ndersa ne daten 23 mars duhet te jem ne Kanada.
Si ju duket hosteli dhe ambientet qe afron ai?
Me pelqen shume, edhe njerezit po ashtu jane shume te sjellshem.
Me cfare merreni ju Rhea?
Une sapo kam mbaruar kolegjin dhe sivjet do te filloj studimet per Juridik.
Po parate qe kryeni udhetime ku i gjeni, apo ua merrni prinderve tuaj?
Jo jo, parate i kam kursyer nga shpenzimet e mia. Por per disa muaj kam punuar ne Britanine e Madhe me disa te rinj te tjere, per nje projekt gjelberimi. Na duhej te mbillnin bime. Keshtu munda te kursej disa para te tjera.
Ju udhetoni perhere e vetme?
(Qesh) Pergjithesish po. Pse, ka ndonje problem?!
Po Shqiperia si ju eshte dukur deri tani, me aq sa keni pare?
Nuk kam pasur rastin te vizitoj shume vende ne fakt, sapo kam ardhur nga Berati, por duhet te them se me pelqen. Ne Greqi vizitova Partenonin e te tjera vende te bukura, uroj qe edhe ne Shqiperi te kete te tilla.
Cfare do te zgjidhni te vizitoni ne vijim?
Nuk e di, po shoh per te perzgjedhur ketu ne kete harten qe nuk po marr vesh gje.
Kur te shkoni ne Kanada, ne shtepine tuaj, c'do t'u thoni miqve dhe te afermve per Shqiperine?
Do t'u them qe eshte nje vend i bukur dhe me njerez te mrekullueshem.
Apeli, informacioni dhe infrastruktura jane per te qare hallin
I pyetur ne lidhje me mangesite ne fushen e turizmit, Ilir Hysa pohon se ato fatkeqesisht jane te shumta. "Ne radhe te pare nuk ekziston nje guide korrekte me nje zyre qe ofron persona qe te shoqerojne turistet. Ne duam te dime se c'ndodhi me projektin "40 hanet" e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Nuk eshte degjuar me asgje rreth tij", thote Iliri, duke permendur edhe mungesen e broshurave dhe siteve perkatese qe ofrojne informacion per arkeologjine, gjeografine e vendit etj. Sipas tij, grupi I punes detyrohet shpeshhere t'i shoqeroje turistet neper vendet qe duan te vizitojne, per shkak se nuk ka njerez per kete pune, sic ndodh kudo.