Kosova afër anëtarësimit në BERZH

Prishtinë, 24 gusht - Kosova ka marrë sinjale të qarta për anëtarësim në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Nga ana tjetër, të arriturat në fushën ekonomike janë të dukshme, pavarësisht sfidave, si papunësia dhe korrupsioni.
Kështu thotë Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, në një intervistë për Radio Kosovën.
Njëkohësisht, ai kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të ratifikojnë kredinë dhe grantin e Bankës Botërore, në vlerë prej 20.2 milionë dollarësh.
Zyrtarë të Komisionit Evropian kanë shprehur mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala thotë se ka marrë sinjale në Bruksel që edhe vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, do ta mbështesin anëtarësimin e saj në BERZH. Ai paralajmëron një vizitë në këtë institucion gjatë muajit shtator, për t’u njohur rreth procedurave të mëtejshme të anëtarësimit.
“BERZH-i është i pranishëm në Kosovë, por financon vetëm sektorin privat dhe portofoli i saj financiar është vetëm 50 milionë euro. Me anëtarësim do të kenë mundësi edhe komunat edhe Qeveria dhe institucionet publike të marrin kredi, “sovran credits” apo kredi sovrane, përkatësisht të shtetit, të cilat kanë kosto më të ultë sesa ato komerciale”, thotë Shala.
Kosova ende përballet me shumë sfida, ndër to shkalla e lartë e papunësisë dhe varfërisë. Megjithëkëtë, ministri Shala thotë se Kosova ka qëndrueshmëri ekonomike dhe fiskale, rritje ekonomike vjetore rreth 6%, që garanton realizimin e shumë projekteve infrastrukturore. Por, sipas Shalës, Kosova ende ka nevojë për ndihmën e donatorëve.
“Nënshkrimi i programit me FMN-në i hap perspektivë Republikës së Kosovës që të merr ndihmën e drejtpërdrejt buxhetore të premtuar gjatë konferencës së donatorëve rreth 150 milionë euro prej Komisionit Evropian dhe 60 milionë euro prej Bankës Botërore”.
Korrupsioni është ndër sfidat më të mëdha në Kosovë, sikurse edhe në vendet e tjera të transicionit. Por, Ministri Shala thekson se Qeveria vazhdon të jetë e përkushtuar kundër kësaj dukurie.
“Qeveria e Kosovës ka dalë mjaft qartë në pozicionin e vet, që do të jetë në ballë të saj dhe kjo konsideroj se ka dërguar sinjale mjaft të mira në qendrat vendimmarrëse të Bashkësisë Evropiane dhe të tjerave dhe konsideroj që jemi në rrugë të mirë për të fituar kundër kësaj sfide që nuk do të jetë e lehtë”, theksoi Shala.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ritheksoi rëndësinë që do të ketë ratifikimi i kredisë dhe grantit nga Banka botërore në vlerë prej 20.2 milionë dollarësh. Prandaj, i’u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojnë atë, deri më së largu në fund të nëntorit, kur është afati përfundimtar për këtë.