E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti publikon kontratën me Tartarin


Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti bën publike kontratën e nënshkruar në vitin 2009 me Arjan Tartarin në mënyrë që opozita të shohë të vërtetën. Ministri deklaroi se për të vërtetuar gjithçka është dhënë urdhër që të gjitha kontratat dhe koncesionet të bëhen publike si për median dhe për opozitën. Prifti deklaroi se kjo është një prej kontratave më të negociuara dhe se opozita po vazhdon të bëjë politikë duke shpifur.
Përsa i përket situatës energjitikë ministri i Ekonomisë deklaroi se situata është shumë pozitive. Rezervat energjitike sipas Priftit janë të mjaftueshme për të prodhuar energji dhe për 2-3 muaj të tjerë. Ndërkohë që aktualisht prodhohet rreth 10 milion kw energji elektrike.
Që prej disa ditësh partia socialiste ka deklaruar se bashkëjetuesi i Albana Vokshit Arjan Tartari ka përfituar koncesione në mënyrë abuzive. ipas PS Arjan Tartari ka përfituar ndërtimin e 6 hidrocentrale mbi lumin Kardhiq. .

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›