E Shtunë, 31 Tetor 2026

George Soros shet aksionet në SHBA

New York, 24 gusht – Investitori miliarder, George Soros, i cili menaxhon pasurinë në vlerë prej 25 miliardë dollarë, ka zvogëluar letrat me vlerë për 42 %.

Pasuria e investuar në aksionet e listuara në bursat e SHBA-së ka rënë nga 8.8 miliardë dollarë sa ishte në fund të tremujorit të parë, në 5.1 miliardë dollarë në fund të tremujorit të dytë.

Në këtë periudhë, indeksi S&P ka humbur 12 % të vlerës, transmeton gazeta kroate Business.

Porosi ka shitur 99 % të aksioneve të Wal-Martit, 97 % të JP Morgan Chase, si dhe 95 % të aksioneve Pfizer.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›