E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre ish- ushtarë të KFOR në hetim për grabitje

 

HOMUTOV-  Tre ish- ushtarë cekë të misioneve ndërkombëtare ushtarake në Bosnjë dhe Kosovë në kuadër të KFOR dhe SFOR akuzohen për grabitje. Sipas medias ceke, 3 ish ushtarët janë autorë të grabitjes së bankës Raiffeisen në qytetin Homutov në veri të Çekisë. Grabitja ndodhi në dhjetor të 2007 dhe sipas policisë grabitësit e maskuar kishin hyrë në bankë duke marrë një peng dhe më pas kishin hapur zjarr me armë automatik në drejtim të policisë, duke plagosur tre prej tyre. Media ceke i referohet zëdhënses së policisë rajonale Jarmila Hrubeshova, e cila kishte konfirmuar se se tre ish-ushtarët që kanë qenë pjesë të misioneve ndërkombëtare ushtarake në Bosnjë dhe Kosovë në kuadër të KFOR dhe SFOR, ishin në hetim për këtë grabitje.

(s.g/Ina/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›