Gjykata dënon me 6 vjet e gjysmë burg Agim Krasniqin
SHKUP - Ish-komandant i UÇK-së, Agim Krasniqi u dënua sot me 6 vjet e gjysmë burg për prishjen e procesit zgjedhor dhe posedim të armëve në ditën e zgjedhjeve më 1 qershor në Maqedoni. Sipas vendimit të Gjykatës së Shkupit, Krasniqi dhe grupi i tij kanë rrezikuar sigurinë e përgjithshme të qytetarëve dhe shoqërisë dhe kanë ndikuar negativisht në vlerësimin e bashkësisë ndërkombëtare për rrjedhën e zgjedhjeve. Ndërkohë gjashtë personat që shoqëruan Krasniqin ditën e zgjedhjeve u dënuan me nga 6 vite burg dhe dy të tjerë me 5 vjet e gjysmë burg.
(a.s/Balkanweb/INA)