Kosova dhe Mali i Zi të gatshme të ndihmojnë Slloveninë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllimet homologes së saj sllovene, Natasa Pirc Musar, për viktimat që shkaktuan përmbytjet në Slloveni. Zonja Osmani u shpreh se Kosova është e gatshme që ta ndihmojë Slloveninë për të kapërcyer këtë situatë të vështirë.
“Ngushëllime të sinqerta Presidentes Musar dhe popullit të Sllovenisë për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut. Kosova është e gatshme të ndihmojë miqtë dhe aleatët tanë sllovenë për të kapërcyer këto kohë zemërthyese”, ka shkruar zonja Osmani në Twitter.
Gatishmërie të Kosovës i është përgjigjur presidentja sllovene, e cila rishpërndau postimin e Osmanit. “Faleminderit, zonja Presidente”, shkroi zonja Musar.
Edhe qeveria e Malit të Zi i ka ofruar ndihmë Sllovenisë, e cila është përballur ditë e fundit me përmbytje pas rreshjeve të shumta që kanë përfshirë vendin.
Lajmi është dhënë në rrjetet social nga kryeministri në detyrë Dritan Abazoviç. “Ne jemi në kontakt me kolegët tanë nga Kabineti i Kryeministrit të Sllovenisë dhe jemi në dispozicion për të gjithë ndihmën në dispozicion të miqve tanë. Shprehim ngushëllimet tona për familjarët e viktimave” shkruan zoti Abazoviç.
/ rtsh.al /