E Martë, 3 Nëntor 2026

Türkiye, shkrihet asfalti në Denizli për shkak të temperaturave të larta

Qyteti industrial i Denizlit në pjesën jugperëndimore të Turqisë, është përfshirë të shtunën nga temperaturat e larta deri në 42 gradë Celsius, 
njofton Anadolu Ajansi.

Për shkak të motit tejet të nxehtë dhe lagështisë, në disa rrugë është shkrirë asfalti. Në autostradën Denizli – Antalya në vendndodhjet 
Cankurtaran dhe Gokpinar, automjetet kanë lëvizur shumë ngadalë.

Këmbësorët gjithashtu kanë patur vështirësi në kalimin e rrugës. Ekipet e autostradës spërkatën me pluhur guri dhe ujë rrugët.

Një drejktues mjeti tha se automjeti i tij u nxeh shumë dhe kishte ngecur në rrugë.

“Asfalti u shkri për shkak të vapës dhe automjetet e tjera kishin vështirësi në qarkullimin normal”, i tha ai Anadolu Ajansi.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›