E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova dhe Presidenti Pacolli

Ne planin e moralit politik shkrimi i djeshem i gazetarit Mero Baze nga Tirana kunder figures per president te Behxhet Pacollit eshte nje goditje kirurgjikale qe pa dyshim te prek aty ku te dhemb.


Nese Pacolli ne te kaluaren e tij i ka thurrur lavde ketij apo atij regjimi qe nuk respekton te drejtat e njeriut nese Pacolli ka bashkepunuar ne biznes me serbe e ruse nese dhe vete bizneset e tij perfliten si te dyshimta pa dyshim qe keto e lendojne ndergjegjen e nje opinioni publik ne kerkim te perfeksionit ndaj perfaqesuesve te tij.


Por na duket me e dobishme qe ceshtja me presidentin e ri te Kosoves qe e ka fituar tashme pavaresine dhe e ka mbyllur kapitullin e luftes duhet te shtrohet me shume ne planin e efikasitetit per te ardhmen sese me biografine e tij.


Dy sfidat e Kosoves


Kosova ka sot dy sfida qe peshojne me shume se deklaratat e kafeneve te Pacollit ne te kaluaren. Si tia dale ekonomikisht pasi ky vend po kthehet ne nje vrime te zeze te papunesise ne Europe Si te shtoje listen e vendeve ne bote qe duan ta njohin si shtet per te evituar qe te shnderrohet ne nje Tajvan te Europes


Keto duhet te jene dy kriteret themeltare mbi te cilat duhet te gjykohet kryetari i shtetit te Kosoves.


faredo deklarate qe mund te kete bere me pare B.Pacolli sic e citon gazetari Baze ne favor te ndonje diktature kaukaziane me shume per te mbrojtur bizneset e tija sesa per bindje reale Pacolli president nuk do te guxoje ta vere ne pikepyetje sistemin demokratik te Kosoves per ta kthyer ne nje Kazakistan bis.


Kjo per argumentin me te thjeshte se sot Kosova eshte nen tutele nderkombetare. Kurre opinionet publike perendimore nuk do te lejonin qe ushtaret e tyre te behen gardiane te nje regjimi anti-demokratik. Ne kete pike te jemi te sigurt se demokracia eshte e pakthyeshme ne Kosove me apo pa Pacollin.


A eshte shokuese te kesh nje biznesmen president Nese ka debat rreth Pacollit ai mund te shtrihet pikerisht tek ky rrafsh. Sigurisht do te ishte me e preferueshme qe kostumin e presidentit te Republikes ta veshe nje politikan karriere me pervoje dhe influence ne opinionin publik.


Por ashtu sic mund te kesh nje president ish-punetor uzine shkrimtar kengetar apo sportist edhe biznesmeni eshte nje kategori social-profesionale qe duhet te kete akses tek ky post. Ai nuk ka me shume te drejta se te tjeret por nuk mund te kete me pak. Dhe shembuj te tille ne bote nuk mungojne.


Pertej mitit te se kaluares se Behxhet Pacollit


Behxhet Pacolli nuk eshte nje personazh i zakonshem. Ai eshte i njohur por pa e njohur vertete. I pasur por pa histori anekdotike te pasurish sic i ngjisin ne lekure nje Berluskoni.
I dashuruar pas Kosoves por pa dhene prova tangjente patriotizmi.


I perfolur si vegel sllave por pa kuptuar se per cfare mund ti hynte ne pune kjo vegel modeste Milloshevicit e aq me pak Rusise seish-careve. I muhabetit por pa reputacion per shije te vecanta artistike pa jete mondane pa profil play-boy e megjithate ish-bashkeshort i nje Ana Oxa te kenges pop italiane.


Pacolli eshte keshtu pa dyshim nje personazh intrigues qe sa me pak lejon te dish mbi te aq me shume te shton deshiren te perflasesh mbi te. Me nje analize te ftohte dhe me ato pak elemente qe njohim nga biografia e tij rezulton megjithate se Behxhet Pacolli ka manifestuar nje instikt darvinian ose nje kapacitet pak te zakonte per te care ne jete duke filluar nga pak.


Kur mendon se ka ngritur nje biznes thuajse nga hici dhe e ka bere te depertoje deri ne vendet me pak miqesore per shqiptaret sic eshte Rusia ke kureshtje te dish me teper pa rene ne kurthin e paragjykimit. Po te harrojme qe Pacolli eshte shqiptar historia e tij do te behej njeherazi me ordinere dhe jashte formateve punon per ruset apo serbet .


Historia e tij do na shfaqej si cdo success story qe hasim rendomte ne perendim qe nga microsoft qe e ka zanafillen ne nje garazhd makinash et deri te facebook qe lindi ne nje dhome studentesh. Pacolli duhet pare si nje biznesmen qe ka arritur ti beje klientet te mos ndalen tek origjina e tij por tek e vlera e shtuar e tij.


Paraja ska kombesi. Por dhe kjo analize i le nje pjese te shqiptareve skeptike. Me dhjetera mundesi kishte Boris Jelsini presidenti i Rusise superfuqi e dyte ne bote per te zgjedhur firmen qe do te mermeretonte Kremlinin pas demtimeve te renda te fillim viteve 90 .


Dhe Boris Jelsin zgjodhi Mabeteksin e nje fare Bexhet Pacolli nje emigrant kosovar ne Zvicer Legjenda e spiunit te Milloshevicit me rikosheto dhe i ruseve u vetevu automatikisht ne levizje tek shqiptaret.


Por cfare kishte ne dore Pacolli asaj kohe e pikerisht me 1990 kur themeloi Mabeteks Kush e njihte ate ne Kosove e ne Shqiperi per ndonje rol deciziv qe ta mendosh se ai do te terhiqte vemendjen e te medhenjve nga Beogradi ne Uralet ruse


Perse ne shqiptaret jemi te prirur per ti bere nje interpretim me ngjyra paranojako-nacionaliste epifenomeneve pa u zgjatur ne kete epike dhe mbi perrallen e llaptopit te ambasadorit te Shqiperise ne OKB i dyshuar nje moment se ia kishte dhene ruseve kur gjerat jane ndoshta po aq te thjeshta sa fenomeni i shiut pas nje moti pervelues


Historia e Pacollit nje novele biznesi


Per ata qe kane kureshtje te hulumtojne Bexhet Pacolli e nisi karrieren ne perendim para se te niste biznesin e Mabeteksit si nje komercial shites makinerish industriale per nje firme austriake e me pas zvicerane. Rroga e tij dilte kur ai arrinte tu mbushte mendjen klienteve te blinin ate cka ai iu propozonte.


Ne kete faze te karrieres se tij duhet ndoshta kerkuar zanafilla e talentit te tij per negociata kombinuar me nje empati natyrore. Tek disa njerez kontakti me te tjeret eshte me i lehte gje qe nuk lidhet as me kulturen as me origjinen por me nje dhunti personale.


Dhe Pacolli eshte padyshim nje nga ata. Punedhenesit e tij kishin si treg shitje Europen lindore pertej perdes se hekurt. Pacolli dinte te gjente gjuhen dhe mirekuptimin e klienteve aparatcike lindore qe preferonin per arsye ideologjike te blenin makineri nga vende neutrale si Austria apo Zvica sesa nga pjesa perendimore europiane anetare e Natos.


Qe para renies se murit te Berlinit Pacolli komercial ne Zvicer ben njohje ne kushte shit-blerje makinerish me Boris Jelsinin aparatcik i larte sovjetik. Ky i fundit ne vitin 1984 emerohej pikerisht kryetar i departamentit te ndertimit dhe puneve publike ne komitetin e qendror te PK se BRSS-se.


Nje miqesi qe do vlente miliona me vone ne mos me shume per komercialin Pacoll. Sa raste kemi ne ish-vendet komuniste duke perfshire dhe Shqiperine ku pas renies se komunizmit ata qe u pasuruan me shpejt ishin ata nepunes qe kishin patur marredhenie me boten e jashtme sidomos ne fushen e tregtise


Po ashtu sa raste te huajsh kemi duke perfshire dhe Shqiperine qe kane punuar e bere tregti me nje diktature dhe me pas i gjejme po aty te pasuruar pasi ish-kontaket e djeshme kane ri-ardhur serish ne pushtet dhe biznesi rifillon me me shume epshje Ky fat i buzeqeshi Pacollit ne Rusi qe e kishte rrahur mire para renies se komunizmit.


Njohja e Jelsinit me Pacollin krijuar ne vitet 80 kur i pari qe nepunes i larte dhe i dyti punonjes i nje firme eksportuese zviceriane u shnderrua ne marredhenie kapitaliste dhe lulezoi pasi Jelsini u be president.


Ne ate moment Behxhet Pacolli ishte 39 vjec. Bir i nje familje me 10 femije e per rrjedhoje me nje instikt Olivier Tuisti se duhet te cash vete me te gjitha menyrat Pacolli pa se ora e tij erdhi. Nje i njohur i tij ne Rusi do te behej president. Ai moment duhej kapur pa komplekse pa ndrojtje sic dine ta bejne ata qe merren me tregti. Me vone do te ishte teper vone.


Pacolli kishte oportunitetin te hynte ne tregun rus dhe kaukazian fale mikut Jelsin. Perse te vazhdonte te pasuronte me ato njohje ne sferat e larta te nje vendi te madh punedhenesin e tij zverian te makinerive industriale kur fare mire mund te ngrinte firmen e tij te ndertimit


Mabeteks u krijua pikerisht me 1990 ne vitin kur Jelsin doli ne plan te pare te jetes politike ne Rusi. Firma skishte as dy - tre vjet pervoje kur Rusia shumeshekullore i beson asaj rinovimin e Parlamentit rus te Operas Ruse dhe me pas te vete Kremlinit


Kush mund ta besoje se kjo perkujdesje e ruseve me Mabeteksin lidhej me politika futuriste se nje dite emigranti Pacolli do te ndodhej ne krye te Kosoves Asajkohe as qe mendohej nga serbet statusi i nje Kosove republike e jo me nje Kosove te pavarur. Shpjegimi racional duhet kerkuar tek e kunderta ishte Pacolli qe investoi tek Jelsin dhe jo sllavet tek Pacolli.


Jo me kot drejtesia ruse hapi proces ne fund te viteve 90 per blerje te familjes se Jelsinit nga Mabeteksi i Pacollit ndonese asgje nuk u provua. Sido qe te jete kur nje shqiptar i zakonte korrupton nje president te Rusise mitike shakaja pa dyshim eshte me e hidhur per sllavet sesa per shqiptaret...Dont acte


Pacolli dhe e ardhmja e Kosoves


Sot Pacolli kerkon te jete president i Kosoves dhe sapo u zgjodh mbreme nderkohe qe opinioni sheh tek ai nje personazh filmash e legjendash. Duhet thene se jeta e tij ka materie kinemaje me bollek.


Por nese dhuntine vetjake qe i hapi shume dyer si biznesmen deri te ato me armiqesoret per shqiptaret Pacolli arrin ta vere ne sherbim te vendit te tij kosovaret duhet te kene inteligjencen ta testojne pa paragjykim. Demokracia ua jep kete shans.


Nga ana e tij Behxhet Pacolli duhet ti kete te qarta objektivat qe i vihen perpara tani qe i besohet mandati i presidentit me shume vende pune per kosovaret me shume njohje nderkombetare per shtetin e Kosoves. Listen e klienteve politikane te Mabeteksit presidenti i ri i Kosoves duhet ta vere ne dispozicion te vendit te tij per me shume njohje diplomatike dhe kontrata tregtare. Por pa rene ne kurthin e te kundertes te perfitoje nga posti i presidentit per nje mbipasurim te vetvetes.


Nese presidenti Pacolli arrin me kontaktet dhe reflekset e tij ne afera te perhape frymen midis serbeve dhe kosovareve beni biznes mos beni lufte askush nuk do te ankohet. Nese po me te njejten pervoje ai do te arrije te bleje ne te gjitha kuptimet e fjales njohje te sovranitetit te Kosoves nga me shume shtete ne bote askush nuk do te qahet.


Nese nje dite do te kembeje letrat kredenciale me ambasadorin e Rusise dhe te Beogradit te akredituar ne Prishtine shqiptaret do te thone eshte i forte per bese Perjashtuar ata qe do te shohin gjithmone tek Pacolli vetem ish-mikun e serbeve kur shqiptaret shtypeshin ne Kosove. Atyre ske cfare u ben.


Nuk eshte keq qe nje ndergjegje kritike humaniste radikale te ekzistoje ne nje vend por pa penguar qe gjerat te avancojne. Ka ende shume zera ne Europe qe kritikojne Zvicren per biznes ne shekullin e kaluar me SS-et kur cifutet asfiksoheshin. Por shumica ne Kosove duhet te shohe perpara ashtu si bota e qyteteruar sheh perpara.


Franca dhe Gjermania dy ish-fuqite qe kacafyteshin cdo tre dekada po programojne nje pashaporte te perbashket. Nese eshte ende heret qe tua peshperisesh kete ide shqiptareve dhe serbeve nuk eshte aspak heretike qe nje Behxhet Pacolli te provoje te nxjerre Kosoven nga kriza ku klasa politike kosovare po deshton tash qe prej tre vjetesh.


Pa asnje garanci suksesi natyrisht me te vetmin besim qe te jep demokracia per te rrezuar nje president deshtak pasi e ke ngritur ne piedestal.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›