E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistet nismat e PD ne Kushtetuese

TIRAN - Deputetet e Partise Socialiste nuk do te marrin pjese ne votimin per ndryshimet rregulloren e Kuvendit dhe ligjit per kufizimin e imunitetit. Ky eshte vendimi i marre mesditen e djeshme nga grupi parlamentar Socialist i cili vendosi pas nje ore diskutimesh te kundershtoje me ane te votes nismat e propozuara nga mazhoranca.

Burime nga mbledhja e grupit bejne te ditur per gazeten Shekulli se nese do te kalohen dy nismat e Partise Demokratike me votat e tyre atehere kundershtimi i opozites do te ndjeke nje faze te tjeter. Socialistet jane te vendosur deri ne fund per te kundershtuar nismat e mazhorances dhe do te perdorin hapesiren qe u jep Kushtetuta per ti derguar te dyja ceshtjet ne Gjykaten Kushtetuese. Ne mbledhjen e djeshme te gjithe deputetet kane denuar iniciativen e mazhorances duke e vleresuar si nje tentative per ti mbyllur gojen opozites ne nje menyre te paligjshme.

Per kete arsye deputetet socialiste kane kerkuar dy ore e gjysme kohe per te diskutuar ne seancen plenare qe do te zhvillohet diten e enjte per te kundershtuar publikisht ndryshimin e rregullores se Kuvendit.

Ne fillim te mbledhjes ka qene kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i cili u ka propozuar deputeteve qe te bejne nje lufte te ashper ne Parlament dhe te mos lejojne qe vemendja te largohet nga viktimat qe u vrane ne demonstraten e 21 janarit. Burime nga kjo mbledhje bejne te ditur se kryesocialisti eshte shprehur skeptik per zhvillim e zgjedhjeve vendore me 8 maj ne kushtet ne te cilat ndodhet vendi.

Ne te gjitha rastet qe kemi mundesi te bejme debat do te jemi ne debat. Por qe debati te jete politik dhe jo teknik. Saliu kerkon imunitet problemi eshte se ka vrare kater njerez ne duhet te kerkojme ne Parlament qe Saliu te largohet se ka vrare dhe ka vjedhur. Ne nuk do te biem pre e ceshtjeve qe hap kryeministri Berisha per te larguar vemendjen prandaj ne sduhet te terhiqemi nga zbardhja e krimit te 21 janarit ku na vrane kater veta - mesohet te jete shprehur brenda mbledhjes Edi Rama.

Lideri i socialisteve u kerkoi deputeteve qe te vijojne te angazhohen mbi pergatitjet e zgjedhjeve te ardhshme vendore. Nga ana tjeter burime brenda takimit bejne te ditur se kryesocialisti ka theksuar se e vetmja menyre per te zgjidhur krizen jane zgjedhjet e parakohshme. Per te nuk kane per tu zhvilluar zgjedhje me 8 maj nese vazhdohet ne keto kushte. Me sa shohim ne ne horizont zgjedhjet e 8 majit nuk do te arrihen. Ka shume gjasa qe 8 maji nuk do te jete data por duhet te jemi gjithnje te pergatitur. shte e veshtire qe te zhvillohen zgjedhjet duke pare se sa kohe ka ngelur me keto kushte - eshte shprehur kreu i Partia Socialiste.

Te njejtat burime saktesojne se ne fjalen e tij Edi Rama kerkoi nga deputetet qe te mos hyjne ne debate per te rregulluar ligjet te mos hyjne ne detajet duhen apo sduhen sepse ato jane dhe nuk zbatohen. Ne fund te fundit ka nje Kushtetute e ka te percaktuar te ndryshojne Kushtetuten ne skemi probleme me imunitetin ata kane - mesohet te jete shprehur lideri i socialisteve.

Pas fjales se kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama deputetet kane mbeshtetur qendrimin e tij dhe kane rene dakord qe te mos votojne kunder dy iniciativave te mazhorances dhe pro heqjes se imunitetit te deputetit Prifti.

Deklarimi
Ne fund te mbledhjes se grupit parlamentar Socialist deputeteve u eshte shperndare nga nje zarf brenda te cilit ndodhej formulari i deklarimit te pasurive. Te zgjedhurve socialiste u eshte kerkuar qe te plotesojne brenda disa ditesh formularin qe ti dorezohet brenda afateve te percaktuara Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Pasurive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›