E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet vrasesi i kusherires se Arenca Trashanit

TIRANE - Nje i dyshuar per vrasjen e Aurora Trashanit 32 vjece kusherires se deputetes se PD-se Arenca Trashanit u arrestua mbremjen e henes vone nga oficeret e zyres se hetimit te vrasjeve te Drejtorise se Policise se Tiranes. Abedin Mulaj 42 vjec u arrestua nga Policia me akuzen e bashkepunimit ne vrasje dhe dhenies se ndihmes se autorit te vrasjes. Autori kryesor i dyshuar i krimit sipas burimeve te policise eshte shpallur ne kerkim nga policia dhe eshte ish i dashuri i Trashanit emri i te cilit nuk behet i ditur nga policia.

Zyrtare te policise se kryeqytetit thane dje se i dashuri i Trashanit i cili edhe dyshohet per krimin eshte nje burre me shtetesi shqiptare me qendrim ne Gjermani nga qyteti i Lushnjes. Ai eshte i moshes 53 vjec dhe ka qene i divorcuar nga bashkeshortja dhe dy femijet ne kohen qe eshte lidhur me Aurora Trashanin. Krimi i 1 shkurtit te ketij viti kur u vra Trashani dyshohet kete pasur ne sfond nje marredhenie dashurie te mbushur me xhelozi mes tyre pasi i dashuri tashme ne kerkim kishte planifikuar martese me Auroren ndersa mendonte se ajo e tradhtonte.

Arrestimi i Mulajt u be i ditur dje nga burime zyrtare te cilet thane se Abedin Mulaj 42 vjec me profesion taksist eshte i dyshuari i arrestuar nga hetuesit me akuzen e bashkepunimit ne vrasje dhe te dhenies se ndihmes per autorin e krimit. Burimet e policise thane se dyshohet se Mulaj ka bashkepunuar ne vrasjen e Aurora Trashanit.
Ngjarja sipas policise ka ndodhur me 1 shkurt te ketij viti ne Rrugen e Durresit ne nje pallat prane godines se Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

Nderkaq vec arrestimit te Mulajt policia tha se kishte shpallur ne kerkim ne cilesine e te dyshuarit kryesor te vrasjes i cili tashme eshte jashte vendit. Ai mesohet se eshte larguar nga Shqiperia nje dite pas gjetjes se trupit te juristes 33-vjecare e cila ishte masakruar me nje mjet te mprehte qe sipas policise dyshohet te kete qene thike. Burimet e policise thane se i dyshuari i arrestuar te henen ne mbremje vone dyshohet se ka ndihmuar autorin e dyshuar te krimit qe te levize dhe te largohet ne drejtim te aeroportit te Rinasit.

Nga kjo pike e kalimit kufitar mendohet se eshte larguar drejt Gjermanise ku edhe jeton prej vitesh qe nga koha e largimit si emigrant. Dyshimet e policise mbi personin qe tashme ndodhet ne Gjermani erdhen pas verifikimit dhe perjashtimit te shume pistave pasi nga te dhenat qe kishte marre policia Trashani kishte pasur kohet e fundit disa lidhje intime si dhe disa te meparshme te cilat ose ishin shkeputur ose ishin duke u shkeputur. Nje nga keto lidhje rezultoi te ishte edhe ajo me shqiptarin nga Lushnja me qendrim ne Gjermani.

Nga verifikimi i kryer ne sistemin kufitar TIMS rezultonte se ai kishte hyre ne Shqiperi me 1 shkurt te ketij viti dhe ishte larguar me date 3. Ne kete hark kohor ka ndodhur pikerisht edhe vrasja e Trashanit. Ne kete menyre policia ka marre ne dore te gjithe tabulatet telefonike nepermjet numrit te telefonit te Trashanit duke zbuluar se disa telefonata ishin kryer nga i arrestuari si dhe nga nje telefon tjeter. Ky telefon sipas hetuesve rezulton te jete pikerisht i te dashurit te Trashanit te shpallur ne kerkim.

Policia tha se ka prova te plota shkencore dhe te pakundershtueshme mbi te dyshuarit e krimit. Per kete fakt edhe ata jane vene ne listen e te akuzuarve. Nisur nga keto rrethana krere te Policise se Tiranes kerkuan shoqerimin me iniciative te tyre te te dyshuarit Mulaj me qellim marrjen e tij ne pyetje. Nga pyetja e tij kane dale rrethana te reja te hetimit ndersa vete i arrestuari nuk ka pranuar te kete marre pjese ne veprimet dhe krimin per te cilin akuzohet.

Trashani u pre ne fyt
Aurora Trashani 33 vjece nga Shkodra juriste prane Autoritetit te Konkurrences ne kryeqytet banonte ne Rrugen e Durresit ne nje apartament te marre me qira ne katin e peste te nje pallati prane ISSH-se. Ne mesditen e 2 shkurtit zjarrfikeset dhe policia u njoftuan se ne kete zone kishte rene zjarr ne nje apartament. Policia dhe zjarrfikesit mberriti ne vendin e ngjarjes dhe pas me teper se gjysme ore munden te shuanin zjarrin e rene ne apartament nga nje furnele ngrohjeje. Pas shuarjes se zjarrit policia gjeti trupin e nje femre qe me vone u identifikua si juriste e Autoritetit te Konkurrences. Nga keqyrja e trupit u vu re se vajza kishte pasur plage prerese ne trup. Madje ajo dyshohet sipas hetuesve qe fillimisht te jete prere ne fyt pasi aty kishte demtime me te medha dhe me pas te jete goditur ne gjoks shume here. Keto rrethana ndryshuan versionin e ngjarjes e cila fillimisht u dyshua si aksidentale per shkak te zjarrit qe ndodhej aty. Kjo beri qe policia te niste hetimin per krimin e vrasjes ndaj Trashanit duke ngritur disa versione te mundshme per krimin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›