E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova dhe Serbia endrrat per Brukselin

Shkrim i marre nga Economist

Vladimir Putini kryeminister i Rusise zhvilloi nje vizite te shkurter ne Beograd gjate kesaj jave. Ai u takua me ciklistet qe i paraprine nje ndeshjeje futbolli te sponsorizuar nga Gazpromi dhe foli per investimet ruse.
Vizita e Putinit do ta beje Serbine me te forte tha Vuk Jeremiq minister i Jashtem serb. Pavaresisht fjaleve Rusia eshte larg dhe qellimi kryesor i Serbise eshte te fitoje statusin e vendit kandidat per tiu bashkuar BE-se.
Vendimi i Bashkimit Evropian qe pritet te publikohet ne vjeshte eshte shume i rendesishem per qeverine jopopullore te Serbise. Qeveria e drejtuar nga Partia Demokratike e presidentit Boris Tadiq shpreson se statusi i vendit kandidat mund ti rrise gjasat e fitores ne zgjedhjet e parakohshme qe mund te mbahen ne fillim te vitit tjeter.
Synimi i marrjes se statusit te vendit kandidat eshte arsyeja qe shpjegon sjelljen shembullore te Serbise ne bisedimet me Kosoven te iniciuara nga BE-ja.

Ideja e bisedimeve per Robert Kuperin zyrtarin evropian te ngarkuar me dialogun eshte ti zgjidhin problemet qe mund te zgjidhen. Kjo do te thote ceshtje teknike si elektriciteti targat e automjeteve dhe dokumentet e udhetimit.
Bisedimet nuk do te cojne ne njohjen e Kosoves thote Borko Stefanoviq drejtues i ekipit serb. Por ai nuk harron te shtoje se me vullnet te mire shumecka mund te arrihet. Aeroplanet qe udhetojne drejt Kosoves mund te lejohen te kalojne ne hapesiren ajrore te Serbise eshte nje nga rezultatet qe mund te arrihen.
Vladimir Todoriq analist serb thote se qeveria do te leshoje pe sa me pak qe mundet por pa humbur shansin qe te fitoje statusin e vendit kandidat.
Te pakte jane ata qe jane dakord me ekstremistet e djathte se ti buzeqeshesh Edita Tahirit kreut te delegacionit kosovar eshte tradhti. Deri tani Serbia eshte perpjekur te mos i jape nje rendesi te madhe bisedimeve ne publik per ti shmangur kundertheniet.
Por nuk eshte e njejta situate ne Kosove. Serbia ishte e pergatitur por jo edhe Kosova. Deri dy jave para bisedimeve Kosova nuk kishte qeveri dhe Edita Tahiri e mesoi emerimin ne krye te delegacionit vetem pak dite para nisjes se dialogut.
Bisedimet filluan pa miratimin e Kuvendit. Opozita qe kundershton zeshem bisedimet beson se Qeveria ka hyre ne bisedime e detyruar nga BE-ja qe deshiron te ndihmoje Serbine per te marre statusin e vendit kandidat. Kosova mund te mos marre asgje ne shkembim druhet opozita kosovare.
Kuper thote se per te fituar mbi dyshimet e kosovareve eshte qe te kemi rezultate. Ka nga ata qe druhen se ndarja e Kosoves mund te vendoset mbi tryeze. BE-ja e ka hedhur poshte kete opsion cfare do te thote se zyrtarisht kjo teme nuk do te jete pjese e negociatave.
Tani qe dialogu ka filluar kosovaret jane te bllokuar. Nese largohen do ti japin Serbise nje fitore diplomatike te jashtezakonshme. Ngushellimi i vetem per kosovaret mund te jete fakti se dhe po e fitoi statusin e vendit kandidat duke pasur parasysh gjendjen e zgjerimit anetaresimi i Serbise ne BE eshte vite larg.

REL

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›