Zoti e do Petritin
TIRANE - Zoti e do Shqipërinë”. Dhe ky afermacion deri më tani abstrakt, u vërtetua me shpëtimin e jetës së ministrit të
Shëndetësisë. Pra Zoti e do Shqipërinë, pasi do Petrit Vasilin. Rrjedhimisht do edhe shqiptarët, meqë i ka lënë në dorë të Petritit të Shëndetësisë. Para disa ditësh ministri i Shëndetësisë, personazhi tashmë i njohur i ekraneve tona, kishte pësuar aksident rrugor, fatmirësisht pa pasoja për jetën. Pas këtij aksidenti, kishte vajtur në Spitalin Amerikan, ndërmarrje private, që gjendet në oborrin e Spitalit Ushtarak, enti shtetëror, i specializuar në fushën e traumës. Me siguri do i kenë bërë hyzmetin sipas sërës, dhe nuk do vonojmë ta kemi rishtas në ekranet tona duke folur për arritjet e dikasterit ku punon dhe për shqiptarët që do gëzojnë mbrojtjen e tij. Por sa për fillim, në daljen e parë, le të na thotë se pse nuk vajti në Spitalin Ushtarak, dhe a i pagoi shpenzimet e vizitës në atë privat? Janë këto pyetje që nuk kanë lidhje me korrupsionin që mund të jetë bërë, pasi me siguri shërbimi i është afruar për kortezi, veprim që do ta bënte çdo spital, për të pasur derën e hapur në të ardhmen, por a kishte lidhje mosvajtja e tij në entin shtetëror, me kushtet që ky afron dhe standardet mbi të cilat operon, dhe a ia thanë se sa kushtonte një ditë në spital dhe një skaner që shtetasi i thjeshtë duhet ta paguajë me para në dorë?
Personalisht kam qenë një herë në Spitalin Ushtarak dhe pavarësisht investimeve, ngjan ende si shtëpia e Kontit Drakula, ndërsa për skanerin, lashë 200 euro në Spitalin Amerikan, pasi ai shtetërori të planifikonte vetëm pas gjashtë muajsh. Urimi im dhe i mijëra pensionistëve del nga zemra për këtë politikan të ri që i duhet edhe shumë vjet të tjera udhëheqjes së këtij kombi, por meqë i ra rasti ta provonte në kurriz, dhe meqenëse në jetën e tij nuk i ka rastisur të punojë as si mjek urgjence që të masë tensionin dhe të bëjë gjilpëra, pasi ju kushtua artit fisnik të politikës në shërbim të njerëzve, fushë ku po jep më të mirën e vet, duhet ti ketë shërbyer rasti, për të tërhequr disa mësime, se ç’do të thotë të kesh hall e të të sjellin vërdallë.
“Zoti na ruajtë shëndetin”, është urimi më me mënd që mund ti bëjmë vetvetes në këto ditë, ose për të qenë më të saktë, është një urim që duhet ta kishim bërë prej vitesh. Nëse nuk je i pajisur me një gen të shëndetshëm përballë sëmundjes, je i dënuar nga fati; nëse nuk je më i ri, por ke hyrë në moshën e mesme, duhet të qash vitet që ikin; nëse nuk ke para, ke një hall të madh që duhet ta zgjidhësh, përndryshe sëmundjes që të pret në çdo shteg të jetës, nuk mund ti shpëtosh.
Nëse provoni të bëni një analizë gjaku në entet shtetërore, do duhet të marrësh rekomandimin tek mjeku i familjes, pastaj të shkosh një ditë tjetër të bësh planifikimin dhe tërheqësh një farë kuponi pa pagesë, shpikje kjo me siguri që pleqve t’iu dalë shpirti me shpejt nga sa ia u ka dhënë ymrin i madhi, dhe pastaj ditën e tretë të marrësh gjakun, e po atë ditë të shkosh të tërheqësh përgjigjet. Në total, janë tre ditë. Nëse provon të bësh një skaner, në të vetmin skaner që ka neurologjia, duhet të marrësh rekomandim nga mjeku i familjes, pastaj të shkosh në poliklinikë tek specialisti, në vazhdim tek specialisti i spitalit, më vonë duhet të marrësh kuponin e famshëm pa pagesë, si stacion i parafundit të shkosh tek planifikimi, ku në të caktofshin pas tre muajve, dhe gjëndra që dyshohet nuk të është bërë tumor në gjithë trupin, ndihu njeri që të ka puthur fati, pasi ke harxhuar diçka midis pesë deri gjashtë ditësh. Kuptohet që është edhe alternativa ta bësh në një nga skanerët privatë, ku vetëm primari i një shërbimi në qendrën “Nënë Tereza” ka gjashtë të tillë, por gjithmonë nëse ke eurot në xhep. Për të marrë ilaçet, duhet të kesh një librezë, si faturë bakalli, të cilat mbarojnë çdo tre muaj, dhe është një radhë më vetë marrja e tyre, dhe nëse vuan nga një sëmundje kronike, duhet të vizitohesh çdo tre muaj tek specialistët, e cila në humbje kohe përkthehet ditë tjetër e shkuar kot.
Ata që ndjekin lajmet, me siguri kanë rastisur të shikojnë inaugurimet e spitaleve të reja private që nën udhëheqjen e mjekut më të famshëm që ka Shqipëria, Sali Berishës, po lulëzojnë në mbarë vendin. Por, dhe këtu por-i duhet me gërma të mëdha, ky shërbim afrohet vetëm për ata që kanë para: Katërqind mijë lek të vjetra, është shërbimi hotelier, pra vetëm qëndrimi në shtrat, përveç analizave dhe trajtimeve mjekësore, në një nga spitalet që inauguroi doktori i zëmrës. Pra nëse të zë halli, përgatitu të shesësh shtëpinë. Ndërkohë, një shtet serioz, duhet ta mbulonte shërbimin shëndetësor nëpërmjet shoqërisë së sigurimit shëndetësor, e cila ofron pagesën në entin që e ka më cilësor dhe operativ. Për sa u takon tarifave, vendosen nga ana e shtetit, bazuar në përllogaritjet e tyre. Paralelisht, duhen hedhur edhe entet publike në tregun e lirë, mënyrë kjo për t’i bërë kompetitivë dhe të shmanget qenia e tyre si rezervat i primarëve që hanë në të dy krahët, por edhe si kullota të militantëve për shkak të përdorimit të tyre si parcela pas elektorale të pazarit të partive. Kjo nuk do të thotë kthimin e tyre me pagesë për popullatën, pasi do jetë gjithmonë Instituti i Sigurimit Shëndetësor që do paguajë për shtetasit, por shqiptarët në këtë rast, do kenë mundësinë të përzgjedhin shërbimin më cilësor, ndërsa shteti do jetë pagatori i tyre. Kjo mënyrë është shumë e thjeshtë për t’u bërë, mjafton futja e kartës shëndetësore elektronike, ashtu si kartat e identitetit dhe patentat, si dhe e recetave e raporteve me kodin me viza, të shoqëruara me mekanizmin financiar të përshtatshëm. Kjo është një nevojë për qytetarët, por një detyrë kushtetuese për ata që i qeverisin ata, pasi çdo shqiptar ka të drejtë për një shërbim shëndetësor dinjitoz dhe cilësor. Dhe ky që afrohet në spitalet shtetërore, ku sallat e reanimacionit kutërbojnë nga era e urinës dhe ajrit të ndenjur, me dysheme të ndyra nga leckat me gjak e mure të zhvatura nga lagështira, nuk është shërbim i denjë as për kafshët, e jo më për një komb që pretendon të hyjë në Europë. Pasi nëse do ishte e kundërta e asaj që shkruhet, Petriti ynë, me siguri do kishte shkuar në një spital shtetëror dhe jo në atë privat.
Natyrisht që reforma në shëndetësi do reduktonte korrupsionin dhe do pakësonte daljet e doktorit të madh të zemrës, kryeministrit tonë, në ekrane dhe të Petritit të Shëndetësisë në emisionet e lajmeve, duke rritur kështu mallin tonë për ta, por edhe duke na shërbyer më mirë.
(GSH/BalkanWeb)