E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publiku dhe llogaridhenia

Kseniya Lvovsky

Nga Kseniya Lvovsky

Perfaqesuese e Perhershme e Bankes Boterore ne Shqiperi

Elemente kyc te mireqeverisjes jane transparenca dhe pergjegjshmeria ne vendimmarrje ofrimin efektiv te sherbimeve sociale dhe pjesemarrjen gjitheperfshirese te grupeve te ndryshme te shoqerise civile ne marrjen e vendimeve qe prekin ata si dhe monitorimin e zbatimin e tyre.
Nje qeverisje me e mire eshte e rendesishme per progresin ekonomik dhe shoqeror te Shqiperise drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. Ajo njihet si prioritet nga qeveria dhe shoqeria civile dhe perben edhe nje prioritet te rendesishem per mbeshtetjen e Bankes Boterore ne Shqiperi. Ne mbeshtesim permiresimet e qeverisjes permes nje sere aktivitetesh dhe instrumentesh.  Do te doja te permendja disa

studime per te vleresuar prirjet ne indikatoret e qeverisjes fushat e progresit dhe ato ne te cilat ka nevoje per me shume progres

zbatimi i filtrit te qeverisjes ne programet dhe projektet qe mbeshtesin perdorimin me te mire te aseteve publike dhe per rezultate me te mira nga perdorimi i tyre

shperndarja e praktikave me te mira boterore dhe duke ndihmuar ne ngritjen e kapaciteteve ne ofrimin e sherbimeve  mekanizmat e pergjegjshmerise menaxhimin financiar dhe inovacionet si aplikimet e qeverisjes on-line.

Nje nga aktivitetet me te rendesishme eshte te mbeshtesim iniciativat e shoqerise civile dhe te forcojme kerkesen nga publiku per llogaridhenie per mireqeverisje. Nje nga arritjet me te medha te qeverisjes qe ka pasur se fundmi Shqiperia eshte ne frenimin e krimeve te dhunshme dhe permiresimin e sigurise publike. Nje faktor kyc i ketij suksesi se bashku me perpjekjet e qeverise ishte mbeshtetja nga qytetaret. Eksperienca boterore gjithashtu tregon qeverisja e mire nuk vjen qe nga lart ka nevoje per nje kerkese per llogaridhenie nga poshte nga qytetaret sektori privat dhe organizatat e shoqerise civile. Ajo kerkon pune dhe angazhim nga te gjithe ju ketu.
Ja perse pjesemarrja dhe perpjekjet tuaja jane kaq te vlefshme dhe kaq inkurajuese. Ju uroj sukses te plote ne zbatimin e ideve tuaja dhe uroj qe ti mbartni keto ide te reja edhe me tutje se kohezgjatja e ketyre projekteve. Ju uroj gjithe te tjereve te cilet moren pjese ne kete konkurs dhe atyre qe mund te jene frymezuar nga shembulli i fituesve te sotem te vazhdojne dhe te zgjerojne aktivitete te tilla.
Nese do te kete me shume iniciativa te tilla kjo do te ishte rruga me e sigurt per ta bere Shqiperine nje vend me te mire se me pare.
Ne ne Banken Boterore mbetemi te angazhuar  te mbeshtesim shoqerine civile ne Shqiperi. Jam e kenaqur te perfundoj duke njoftuar se ne shume shpejt do te bejme nje thirrje te re per propozime nga shoqeria civile te fokusuar ne ceshtjet gjinore.

Nga fjala e mbajtur ne ceremonine e shpalljes se fituesve te Panairit te Ideve Krijuese

Lajme te ngjashmeBanka Boterore 235 miliarde dollare qe te rindertohet JaponiaBanka Boterore mimet e ushqimeve alarmante ne rrezik jeta e njerezveBanka Boterore Keqardhjen per ngjarjet e fundit LidhjeBanka Boterore Kseniya Lvovsky

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›