Shqiperi komuniteti homoseksual organizon Festivalin e Diversitetit

Ne diten nderkombetare kunder homofobise komuniteti homoseksualeve ne Shqiperi organizoi sot ne nje nga sheshet ne qender te kryeqytetit Festivalin e Diversitetit.
Nje numer i madh ambasadoresh ishin te pranishem ne kete aktivitet per ti dhene mbeshtetje ketij komuniteti i cili perballet me veshtiresi te shumta per shkak te nje mentaliteti te forte konservator. Disa qindra metra larg vendit ku u cel Festivali i diversitetit perfaqesues te komunittit mysliman ishin mbledhur ne shenje mospajtimi dhe ne mbrojtje te vlerave te familjes moralit dhe jetes te cilat sipas tyre cenohen nga homoseksualizmi.
Prej disa javesh ne Shqiperi idea e organizimit te nje parade te homoseksualeve shkaktoi debate te shumta te cilat kulmuan me deklaraten e zevendesministrit te Mbrojtjes dhe kryetarit te partise se Legalitetit Ekrem Spahia i cili perdori tone te forta kundershtuese.
Ditet e fundit zoti Spahia u be serish protagonist kur kerkoi qe ambasadori hollandez ne Shqiperi te shpallej persona non grata pas komenteve te tij se deklaratat kunder homoseksualizmit jane shenje injorance. Serish kryeministri Sali Berisha u detyrua te distancohet nga qendrimet e zotit Spahia duke i quajtur ato te papranueshme nderkohe qe reagime pati edhe nga perfaqesues te Bashkimit Evropian.