Kosova dhe sfidat politike 2010-2011

Vazhdimi i konsolidimit shteteror forcimi demokratik i institucioneve te Kosoves shtrirja e autoritetit te plote te institucioneve ne te gjithe teritorin e vendit dhe mbajtja e zgjedhjeve te jashtzakonshme jane disa nga sukseset qe Kosovashenoi gjate vitit 2010 thote zevendeskryeministri ne qeverine e Kosoves ne largim Hajredin Kuci.
Dy partneret e koalicionit qe qeverisen Kosoven per tri vjet PDK-se dhe LDK-se ne fund te vitit 2010 shenuan perplasjet e para qe rezultuan me prishjen e koalicionit dhe per pasoje zgjedhjet e jashtzakonshme. Hajredin Kuci thote se megjithate ajo bashkeqeverisje ka qene e mire.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zevendeskryeministri ne qeverine e Kosoves ne largim Hajredin Kuci.Per asnje moment nuk e mohojme ate bashkqeverisje por zhvillimet e reja sfidat e reja kerkojne energji dhe qasje ndoshta me pozitive per te miren e vendit dhe qytetareve thote Hajredin Kuci.
Por analistet e pavarurthone se zgjedhjet e pergjithshme te cilat per here te pare u organizuan institucionet e Kosoves pas shpalljes se pavaresise nuk arriten te permbushin pritjet per zgjedhje demokratike. Sipas analistit Ymer Mushkolaj kjo deshmohet nga parregullsite ne shume komuna te Kosoves dhe rivotimeve qe do te mbahen atje
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ymer Mushkolaj analist politik ne Kosove.Nje proces aspak i besueshem nje proces qe ne fakt e ka humbur integritetin per shkak te gjithe manipulimeve qe ndodhen dhe po vazhdojne te ndodhin - thote Ymer Mushkolaj.
Nje nder sfidat e para me te cilat do te perballet Kosova ne fillim te vitit 2011 do te jete krijimi i institucioneve te reja te dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit te vitit 2010. Zevendeskryeministri ne largim Hajredin Kuci partia e te cilit doli fituese e zgjedhjeve beson segjate muajit janar Kosova do ta kete qeverine. Por megjithate per analistin e pavarur Ymer Mushkolaj qeveria e ardhshme nuk do te jete shume komode ne punen e saj.
Une dhe qytetaret tjere te Kosoves do te shohim institucione te cilave do tu mungoje kredibiliteti pasi ndertohen mbi voten e keqperdorur thote Ymer Mushkolaj.
Zevendeskryeministri Hajredin Kuci numeron disa nga sfidat qe e presin qeverine e Kosoves vitin e ardhshem.
Ne radhe te pare sfida per te vazhduar punen per mireqenien ekonomike dhe zhvillimin ekonomik per qytetaret tane me vendosjen e rendit dhe ligjit ne gjithe territorin e Republikes se Kosovesdhe me proceset integruese per te cilet ne presin hapa konkrete sic jane liberalizimi i vizave dhe proceset e tjera. Ketu nuk mund te leme pa permendur edhe dialogun me Serbine.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Demtim i imazhit te Kosoves - hetuesi i Keshillit te Evropes Dick Marty ngriti akuza te renda ndaj kryeministrit Thaci.Zoti Kuci thote se imazhi i Kosoves eshte demtuar pak nga raporti i hetuesit te Keshillit te Evropes Dik Marti. Analistet e pavarur thone se kjo do te ndikoje edhe ne bisedimet Kosove - Serbi. Por Hajredin Kuci thote se Kosova ne keto bisedime nuk do te hyje kokeulur.
Ne jemi te bindur qe do te luajme rol konstruktiv ne bashkepunimin ndershteteror dhe ne pozita te barabarta me qellim bashkepunimin rajonal dhe integrimet evropiane thote Hajredin Kuci.
Sidoqofte qytetaret e Kosoves vazhdojne te jene me optimistet ne rajon. Ne nje hulumtim te fundit te bere ngaorganizata Gallup International thuhet se mbi 55 e qytetareve te Kosoves presin qe viti 2011 te jete me i mire sesa viti 2010.
Autor Bekim Shehu / Prishtine
Redaktoi Eliana Xhani