E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raportet mes Serbise dhe BE gjate vitit 2010

Presidenca spanjolle e mbeshteti ne fillim te vitit vendosjen e bashkepunimit me te ngushte me Serbine. Zedhenesja e kesaj presidence Kristina Galak deklaroi Spanja do te donte qe Serbia sa me shpejt te jete sa me afer BE-se. Vullneti politik nuk do te mungoje sikur nuk do te mungojne as aktivitetet politike ne kete drejtim por nje vullnet i tille duhet te ekzistoje tek te gjitha vendet anetare te BE-se.

Bashkepunimi me gjykaten e Hages kusht per afrimin me BE-ne

Per afrimin e Serbise me BE sikur edhe per te gjitha vendet tjera i nevojshem eshte konsensusi i te gjitha 27 vendeve anetare. Rolin kryesor ne kete rruge e ka bashkepunimi i Serbise me Tribunalin e Hages. Prokurori Brammertz ne qershor ne Luksemburg u shpreh se bashkepunimi i Beogradit me Tribunalin eshte ne nje nivel te mire por kane mbetur edhe disa gjera per tu bere sepse arrestimi i te akuzuarve per krime lufte nuk ka ndonje alternative. Ndonese nuk ka perfunduar bashkepunimi me kete gjykate ministrat e jashtem te vendeve anetare te BE-se me 14 qershori i dhane driten jeshile fillimit te procesit per ratifikimin me Serbine te Marreveshjes per Stabilizilim dhe Asociim.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti serb Boris dhe e ngarkuara e BE-se me politiken e jashtme Catherine Ashton. Kemi konstatuar qe Serbia duhet te vazhdoje perpjekjet per bashkepunim me Tribunalin ndersa Marreveshja per Stabilizim dhe Asociim do tu dergohet vendeve anetare te BE-se per rafitikim. Duam qe te perparojme raportet dhe kemi pershendetur gatishmerine e Beogradit qe te paraqese kandidaturen per anetaresim u shpreh Catherine Ashton. Jozyrtarisht u mesua se ne samitin e qershorit kunder afrimit te BE-se me Serbine ishin vetem tre vende.

Nje prej sprovave me te rendesishme per Serbine dhe raportet me BE-ne gjate vitit 2010 ishte mendimi keshilldhenes i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise e cila ne korrik konstatoi se pavaresia e Kosoves nuk ishte ne kundershtim me te drejten nderkombetare. Brukseli kumtoi se ky vendim mund te paraqese hapjen e nje faze te re bashkepunimi mes Serbise dhe Kosoves. BE-ja ofroi ndihme ne hartimin e rezolutes se Beogradit per Serbine e cila u paraqit ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.

Por Beogradi ne fund te korrikut paraqiti nje rezolute te veten me te cilen kerkohen negociata te reja per statusin e Kosoves qe shkaktoi kritika te ashpra ne Bruksel.

Beogradi pranon rezoluten e pregatitur me Brukselin

Ne fillim te shtatorit pas negociatave dhe presioneve te shumta nga qarqet evropiane Beogradi megjithate pranoi qe ne Nju Jork te shkoje me nje rezolute te pergatitur se bashku me Brukselin. Marreveshja u arrit pas bisedimeve te presidentit te Serbise Boris Tadiq me shefen e diplomacise evropiane Chaterine Ashton me 6 shtator. Ashton tha se marreveshja eshte arritur mes 28 vendeve evropiane - 27 anetareve te BE-se dhe Serbise.

Vendimi i presidentit Tadiq qe ne OKB e shkoje me nje rezolute te perbashket eshte pershendetur prej te gjitha shteteve anetare si dhe prej Kosoves dhe paraqet nje sukses te madh per Serbine u shpreh Ashton.

Ministri i jashtem i Finlandes Aleksandar Shtub theksoi se Presidenti Tadiq me kete hap ka marre nje pergjegjesi te madhe politike ne skenen e brendeshme politike. Marreveshja eshte nje hap i mire ndersa tani duhet te shikojme perpara dhe te punojme per afrimin e Sebise me BE.

Sinjal i ri per perparimin ne rrugen drejt BE-se

Rezoluta e Serbise e harmonizuar me Brukselin eshte miratuar ne Nju Jork ne asamblene e pergjithshme te OKB-se me 9 shtator kur u be e ditur se me ndermjetesimin e BE-se do te filloje nje dialog i ri mes Beogradit dhe Prishtines per ceshtjet teknike.

Komisioneri per zgjerimin Stefan Fle tha se miratimi i kesaj rezolute paraqet nje sinjal te ri per perparimin e Serbise drejt BE-se

Respektoj hapin e guximshem te autoirteteve serbe me rastin e kesaj rezolute. Jam dakord me te gjithe ata qe thone se ka ardhur momenti per nje fillim te ri ne raportet me Serbine dhe per afrimin e saj me BE-ne.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeprokurori i OKB-se ne Gjykaten e Hages per krimet e luftes ne ish-Jugosllavi Serge Brammertz. Kunder afrimit te BE-se me Serbine u deklarua pak me vone Holanda. Parlamenti i saj vendosi qe kandidatura e Serbise te mos pranohet para raportit te dhjetorit per bashkepunimin e saj me Trinunalin e Hages. Holanda kerkoi qe vendimet me Serbine te merren me konsensus te plote.

Ne nentor Serbia mori pyetesorin e BE-se me te cilin konstatohet gatishmeria e nje vendi per fillimin e procesit te anetaresimit ne BE. Komisioni Evropian njekohesisht me dergimin e pyetesorit kerkoi prej Serbise vazhdimin e reformave ne sistemin e drejtesise perfundimin e bashkepunimit te plote me Tribunalin e Hages dhe nje lufte me te denje kunder korrupsionit dhe kriminalitetit. Brammertz tha se Serbia duhet te beje me shume per arrestimin e Ratko Mlladiqit dhe Goran Haxhiqit.

Aspekti me problematik ne bashkepunimin me Tribunalin eshte qe Mlladiqi dhe Haxhiqi ende jane te lire. Mes deklaratave politike dhe gatishmerise per veprim ende ekziston nje dallim i madh. Nuk them se nuk po behet asgje por ende ka vend per permiresime theksoi prokurori i Tribunalit te Hages.

Autoritetet serbe kane bere te ditur se ne pyetesorin e BE-se do te pergjigjen deri ne fund te janarit te vitit 2011. Ato shpresojne se me pas shume shpejt do te caktohet edhe dita e fillimit te negociatave per anetaresim ne BE.

Autor Marina Maksiomoviq / Bahri Cani

Redakoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›