E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova do të pranojë vendimet e gjykatave ilegale

Një gjykatë ilegale që vepron në veriun e Kosovës, midis shumë vendimesh ka shqiptuar edhe atë për dënimin e tetë ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Në këtë tetëshe bën pjesë edhe Anton Çuni, deputeti që ka dhëenë votën për ratifikimin e Marrëveshjes së 19 prillit, e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe e cila pritet të legjitimojë shumicën e vendimeve që gjykatat ilegale kanë marrë.

E ashtuquajtura Gjykatë e lartë në Mitrovicë para një viti e gjysmë ka dënuar me nga 15 vjet burgim këta ish-pjesëtarë të UÇK-së, për të cilët ka thënë se “janë të detyruar të vuajnë dënimin menjëherë pas aktgjykimit të plotfuqishëm”, shkruan Koha Ditore.

Nëntorin e 2011-s, një kopje e aktgjykimit i kishte mbërritur në Beograd Lozanka Radoiçiqit, nënës së Vladimit Radoiçiqit, një ushtar serb i vrarë në vitin 1998 në Koshare, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Si provë për dënimin, gjykata ilegale serbe kishte përmmendur një xhirim që dëshmonte vrasjen, i bërë nga efektivat e UÇK-së.

Deputeti Çuni dhe të tjerët kurrë nuk ishin paraqitur në ndonjë seancë gjyqësore, Ata ishin dënuar në mungesë. Por, ishin vënë në dijeni me vitet burg që u ishin shqiptuar.

Çuni ka konfirmuar marrjen e aktgjykimit.

“E kam një dënim prej gjykatës serbe që është e instaluar në Mitrovicë, e cila më ka dënuar me 15 vjet burgim”, ka thënë ai. “Dua me ta tregu një paradoks” aktakuza më ka ardhur nëpërmjet institucioneve të Kosovës. Postieri ma ka sjellë në shtëpi. Nëse une duhet me pas një farë hidhërimi, duhet me pas në institucionet tona”, ka shtuar ai.

Ky deputet i LDK-së, i cili para se të hynte në politike ka zhvilluar karrierë ushtarake, duke qenë pjesë e UÇK-së, TMK-së, FSK-së, është përmbajtur nga vlerësimi për statusin që duhet dhënë të tilla lëndëve në gjykata ilegale. Por pjesa më e madhe e të tilla vendimeve do të legjitimohen. Ka thënë një burim i gazetës Koha Ditore. Sipas tij, do të studiohen vetëm “lëndët më të ndjeshme”, që eventualisht mund t’i nënshtrohen një rigjykimi./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›