Loja me EULEX-in

Rezoluta që ka nxjerrë Kuvendi i Kosovës për të përcaktuar epilogun e funksionimit të misionit EULEX në Kosovë, duket se do t’i dalë “dardhë me bisht” Prishtinës zyrtare, shkruan Zëri.
Mund të jetë kjo rezolutë e cila e vë në mes dy zjarreve Qeverinë e Kosovës, e cila kërcënohet nga ish-guerilët e UÇK-së që të krijojë infrastrukturën e tranzicionit për përfundimin e EULEX-it, ose t’ia vazhdojë mandatin EULEX-it, sepse Beogradi zyrtar kërcënon me moszbatim të marrëveshjes pa një EULEX ekzekutiv.
Më serioze duket se është kërcënimi që vjen nga Qeveria e Serbisë e cila nuk u beson institucioneve kosovare, prandaj praninë e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) për zbatimin e marrëveshjes, e konsideron të domosdoshme./Zëri/