E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanino: Kosova e Serbia, të bashkëpunojnë për dialogun

Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerim Stefano Sanino ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të bashkëpunojnë për të arritur dialogun e nevojshëm.
 

Sanino theksoi se Bashkimi Evropian pret angazhimin e Kosovës dhe Serbisë në dialogun e ardhshëm në mënyrë pragmatike dhe me frymë bashkëpunuese.

Sipas tij edhe pse axhenda Bashkimit Europian është ajo e reformave të vështira ato do të sjellin stabilitet dhe prosperitet në të dyja vendet.

"Ne mirëpresim punën me qeverinë e Kosovës në realizimin e ambicieve evropiane të Kosovës”, ka thënë Stefano Sanino me rastin e përfundimit të vizitës në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›