Kosova e Serbia për herë të parë bashkë në Bruksel
Në kuadër të dialogut për mjedis, ndërmjet Komisionit Evropian dhe vendeve kandidate dhe potenciale për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sot në Bruksel është mbajtur takimi i tretë ministror, në të cilin mori pjesë edhe Ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor i Kosovës, Dardan Gashi.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi, Kroacisë dhe Islandës, njofton Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor e Kosovës.
Në këtë takim, përfaqësuesit e Kosovës u paraqitën me denominimin sipas marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në takime rajonale.
Mëtutje, në njoftim theksohet se kjo ishte hera e parë që përfaqësuesit e Serbisë nuk e bojkotuan takimin, e organizuar nga Komisioni Evropian, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.