E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veriu i Kosovës, plani i Serbisë për ndarjen

Qeverinë Serbe po e tmerron fakti që serbëve të veriut të Kosovës mundet tu jepet Autonomi e zgjeruar, nga frika e efektit domino tek pakicat jo serbe në Sanxhakë, Luginën e Preshevës dhe Vojvodinë, të cilat do të ndjekin hapat e serbëve në Veri dhe fakti i krijimit të mundshëm të krahinave autonome brenda shtetit Serbë ka nxitur Qeverinë serbe të dalë me plan të ri për Kosovën , duke kërkuar ndarjen e veriut si opsionin më të qëndrueshëm.

Deri sa bota ndërkombëtare po merret me komentimin e idesë së Kryeministrit Dacic ,Qeveria Serbe duke ditur reagimin e mundshëm të shqiptarëve, në heshtje po përgatitet për copëtimin e Luginës së Preshevës.

Çfarëdo shkëmbimi i mundshëm i territoreve me Kosovën, për Serbinë do të ishte i papranueshëm nëse dy pikat strategjike liqeni i Gazivodës në veri dhe linja hekurudhore Beograd -Athinë pjesa në Luginën e Preshevës nuk do të kontrolloheshin nga Serbia.

Prandaj Qeveria serbe, nëpërmjet infiltrimit dhe stimulimit ka ndihmuar "fitoret" e partive politike në Luginën e Preshevës që shtrihen në nivele lokale, duke sabotuar dhe minuar të gjitha tentimet për krijimin e institucioneve regjionale që Luginën e paraqesin si regjion në vete.
Epiqendra e planit të ri serb mbetet qyteti i Bujanocit si pika strategjike e kontrollit të Korridorit 10, hekurudhës Beograd-Athinë , linjave të tubacionit Rusë të gazit "Lidhja Jugore" dhe zonës ku do të hapet kanali ujor Danubë-Deti Egje.

Aty me ndihmën e bazës ushtarake "Cepotin" dhe mbështetjes qeveritare serbe, Serbët lokal nxisin tensione etnike duke sabotuar vazhdimisht bashkëpunimin me Shqiptarët. Me qëllim, copëtimin administrativ të Luginës së Preshevës në dy zona: serbe dhe shqiptare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›