E Diel, 1 Nëntor 2026

“Një qytetar-një pemë”, medalje për kontribuesit

Kreu i Bashkisë së Tiranës Rama ka nderuar me medaljen e mirënjohjes qytetarët që ndihmuan në projektin “Një qytetar-një pemë”. Qytetarë, dhe sipërmarrës kanë mundësuar pasurimin e Tiranës me rreth 8000 pemë të reja. 

TIRANE- Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama ka nderuar me medaljen e mirënjohjes të gjithë kontribuuesit e projektit ”Një qytetarë një pemë”, në një ceremoni të organizuar në lulishten e sheshit “Skënderbej”. Sipas Ramës kjo është dita e tokës, dita e celebrimit të arritjeve tona dhe krijimin e vizioneve të reja për të shpejtuar progresin mjedisorë. Sipas tija Dita e Tokës është dita që duhet të bëhet çdo ditë për të vepruar në mbrojte të planetit tonë.

“Ne sot jemi këtu që në këtë ditë botërore të tokës të celebrojmë një arritje të përbashkët. Hapjen e një kapitulli të ri në bashkësinë kryeqytetase ku qytetarë dhe sipërmarrës kanë bërë të mundur pasurimin e Tiranës me rreth 8000 pemë të reja, i cili ky numër do të rritet dhe do të shkoj mbi 20 mijë. Pa futur këtu kontributin e qeverisë së re të ardhshme, i cili është edhe vitit i 40 vjetorit të ditës së tokës. Në vitin 2010 në Shqipëri do të mbillen më shumë pemë se sa janë mbjellur në 18 vitet të mara të gjitha sëbashku ”- u shpreh kryebashkiaku Rama.

Në këtë iniciativë të Bashkisë së Tiranës u bashkuan një numër i konsiderueshëm biznesesh dhe u bënë pjesë aktive e saj përmes një kontributi mjaft të vlefshëm në shëndetin e komunitetit të gjërë dhe në arritjen e standardit mbi gjelbërimin. Bashkia e Tiranës prej 8 vitesh po punon për ndryshimin e këtij qyteti dhe transpofrimin e tij në qytetin më të gjelbërt të Shqipërisë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›