Kosova e ka të garantuar integritetin e saj territorial
Por, në rrugën e shtet ndërtimit, thotë ai, ka ende punë për të bërë, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit.
Në intervistën dhënë Zërit të Amerikës, presidenti Sejdiu ndër të tjera ka shprehur besimin se lufta kundër korrupsionit do të shkojë deri në fund, ndërsa tërheq vërejtjen se krimi ekonomik në veriun e Kosovës zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë serbo-shqiptar.
I pyetur ndërkaq, nësë veriu i vendit mund të bëhet pjesë e bisedimeve më Beogradin që janë paralajmëruar të ndodhin pas vendimit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës, Sejdiu ka thënë: “Jo. Veriu është një pjesë e ndjeshme për shkak vërtetë ende prezencës së strukturave që mbështeten nga Beogradi, por s’do të jetë asnjëherë hapësirë e Kosovës që do të hyjë në pazar”.
“Kosova ka të garantuar, flas me zotim, integritetin e saj territorial”, ka thënë presidenti Sejdiu, duke shtuar se, KFOR-i bën punën e tij të shkëlqyeshme në këtë drejtim, të mbrojtjes së integritetit.