E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valë të nxehti në qiellin e Shqipërisë

Temperaturat e larta dhe tejet të nxehta kanë përfshirë rajonin e Mesdheut, duke ardhur nga shkretëtirat e Afrikës.

E nëse temperaturat gjatë kësaj fundjave kanë shkuar deri në 36 gradë celsius, javën që vjen do të shkojnë deri në 38 në hije e deri në 40 gradë në diell.

Temperaturat e larta në ngritje do të arrijnë kulmin gjatë ditës së martë, por as më tej situata nuk do të përmirësohet. Për meteorologët, i gjithë Qershori por më tej në Korrik, situata do të jetë e njëjtë. Vapa përvëluese do të na shoqërojë për gjatë këtyre muajve.

E nëse për ata që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në plazhe kjo situatë është favorite, për të sëmurët veçanërisht pleqtë dhe fëmijët, temperaturat e larta do të ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes së tyre shëndetësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›