E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, e rëndësishme për Këshillin e Sigurimit

Kryesuesi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka thënë se ky organ do të diskutojë për Kosovën më 22 janar.

Zhang Yeusi, përfaqësues i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, i cili kryeson aktualisht presidencën rrotative të Këshillit, tha se Kosova vazhdon të mbetet një çështje e rëndësishme në agjendën e Këshillit të Sigurimit.
Sipas tij, në këtë mbledhje, Shefi i UNMIK’ut, Lamberto Zannier do ta paraqesë Raportin Tremujor për Kosovën.

Mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurimit për Kosovën është mbajtur më 15 tetor, kur Sekretari Gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon ka prezantuar një raport lidhur me situatën në Kosovë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›