E Diel, 1 Nëntor 2026

"Freedom House": Shqipëria, pjesërisht e lirë

Shqipëria është pjesërisht e lirë, por ajo shënuar përparime të konsiderueshme vitet e fundit, por në të njëjtën kohë ka dhe një element ngecjeje. Kështu është shprehur Drejtori i Studimeve në "Freedom House" Kristofer Uoker rreth raportit vjetor për lirinë në botë. Sipas tij në Shqipëri ka ende hapësirë për përmirësim.
"Në raport ne kemi përmendur disa nga presionet që qeveria ka ushtruar tek media, gjë që është shqetësuese dhe sigurisht që kjo sjell implikime për mbulimin dhe transparencën që është e nevojshme për të luftuar korrupsionin që është një tjetër problem që ne kemi përmendur në raport" theksoi Uoker.
Ndërkohë në lidhje me bojkotin e opozitës ndaj Parlamentit Uoker theksoi se kjo është diçka e pazakontë por theksoi se përgjigjia mund të gjendet në mënyra më inovative për të angazhuar publikun në diskutime publike dhe në hartimin e mënyrave më efektive për të komunikuar alternativat politike si pjesë e platformave politike të partive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›