E Diel, 1 Nëntor 2026

Bizneset kosovare mbledhin 100 mijë € për Shkodrën

Një delegacion i Odës Ekonomike te Kosovës (OEK) dhe përfaqësues të biznesit, të kryesuar nga kryetari i OEK-ut, Besim Beqaj, udhëtuan sot drejt Tiranës për të dërguar ndihmën financiare prej më shumë se 100 mijë euro, për banorët e prekur nga vërshimet.

Oda Ekonomike e Kosovës dhe përfaqësuesit e biznesit kanë vendosur ditë më parë që me qellim të ndihmës për tejkalimin e pasojave të përmbytjeve në Shqipëri të mbledhin ndihma vullnetare, thuhet në një komunikatë të OKE-së.

“Ftesës së OEK-ut i janë përgjigjur numër i madh i bizneseve, të cilat kanë dhënë ndihmën në shumën prej mbi 100 mijë eurosh”.

Ndihma do t’i dorëzohet udhëheqësit të komisionit ndërministror, ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›