Mbeshtetje per Seulin - presidenti Obama kritikon Korene e Veriut

Ne Uashington sundonte te marten nje atmosfere e tendosur kur u degjua per sulmin e Korese se Veriut ndaj nje ishulli te Korese se Jugut. Lajmi po transmetohej nga te gjitha stacionet radiotelevizive
Ky eshte incidenti me i rende qe prej perfundimit te luftes koreane ne vitin 1953 njofton nder te tjera kjo moderatore e lajmeve ne televizon. Bill Burton zevendesi i zedhenesit te Shtepise se Bardhe njoftoi qe presidenti eshte i indinjuar nga ngjarjet ne Detin e Verdhe. Dhe natyrisht qe ne i qendrojme ne krah Korese se Jugut aleatit tone te ngushte. Nga qeveria ne Phenian kerkohet qe tu jape fund veprimeve te saj agresive. Dhe Robert Gibbs zedhenesi i presidentit theksoi mbreme edhe njehere qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes e ndiejne veten te obliguar thelle per ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne rajon. Megjithate Uashingtoni e beri te qarte po ashtu se aktualisht nuk ka arsye per nderhyrje ushtarake. Forcat e armatosura amerikane kane stacionuar ne Korene e Jugut afro 30 mije ushtare.
Manovra te perbashketa ushtarake
Angazhimi amerikan per mbrojtjen e aleatit te ngushte eshte riafirmuar edhe gjate nje bisede telefonike qe presidenti i SHBA-se Barack Obama zhvilloi me homologun i tij koreanojugor Lee Myung Bak. Ata rane dakord per manovra te perbashketa te forcave te armatosura. Manovra e pare sipas njoftimeve nga Seuli do te zhvillohet diten e diele. Ne te njejten kohe Obama i beri thirrje shteteve aziatike te jene te bashkuar ne qendrimin ndaj Korese se Veriut. Te gjitha vendet e rajonit duhet ta kene te qarte se vendi komunist eshte nje rrezik serioz dhe i vazhdueshem tha Obama per kanalin amerikan ABC.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shtepi ne flake ne ishullin koreanojugor Yeonpyeong
Gjendja pritet te mos shkallezohet
Megjithate ne kryeqytetin amerikan llogarisin qe gjendja ne kufirin detar mes dy Koreve nuk do te shkallezohet. I ngarkuari i posacem amerikan per Korene e Veriut Stephen Bosworth aktualisht po qendron ne Kine. Te marten 23.11. ai i takua me ministrin e Jashtem kinez dhe pastaj me kerkese te Departamentit Amerikan te Shtetit dha kete deklarate
Shtetet e Bashkuara te Amerikes e denojne ashper agresionin e Korese se Veriut. Ne qendrojme qarte ne krah te aleatit tone. Kjo teme u diskutua edhe ne takimin tim me ministrin e Jashtem kinez. Ne te dy jemi te nje mendimi se nje konflikt i tille eshte i padeshirueshem.
Supozohet se Pekini aktualisht po ben gjithcka eshte e mundur per te inkurajuar per vetepermbajtje qeverine koreanoveriore. E paqarte mbetet se cfare do te ndodhe me tej me bisedimet e ashtuquajtura gjashtepaleshe per programin berthamor te Korese se Veriut. Nderkohe qe nje zedhenes i Ministrise se Jashtme kineze u shpreh te marten se tani bisedimet e reja jane patjeter te nevojshme Shtetet e Bashkuara te Amerikes i shohin si te pakuptimta negociatat e tilla. Per aq kohe sa ne token koreanoveriore do te zhvillohen programe berthamore ne nuk do te ulemi ne nje tryeze me Korene e Veriut u tha prape ne Uashington. Ne bisedimet gjashtepaleshe te nderprera aktualisht pervec Korese se Veriut dhe te Jugut marrin pjese edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes Kina Japonia dhe Rusia.
Autor Klaus Kastan/Esat Ahmeti
Redaktoi Auron Dodi