Sa mund te ndikoje Kina tek Koreja e Veriut

Askund Kina dhe Koreja e Veriut nuk jane te lidhur me ngushte me njeri-tjetrin se sa ne qytetin Dandong ne verilindje te Kines. Ne uren e miqesise mbi lumin Yalu kalojne cdo dite kamione dhe trena nga Kina per ne Korene e Veriut dhe anasjelltas. Permes ures se miqesise zhvillohet pjesa me e madhe e tregtise se dy vendeve. Mallra ne vlere prej 13 miliarde dollaresh jane transportuar vetem ne gjashte muajt e pare te ketij viti. Korea e Veriut ka nevoje urgjente per furnizimet nga Kina per ushqime por edhe per nafte e cila rrjedh nga Kina per ne Korene e Veriut permes tubacioneve speciale ne afersi te Dandong-ut.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti kinez Hu Jintao me sundimtarin e Korese se Veriut Kim Jong ne Pekin maj 2010
Kina ka ndikim me te madh se asnje vend tjeter mbi Korene e Veriut
Keshtu pohon profesori Niu Jun i Universitetit per Studime Nderkombetare ne Pekin. Por ndikimi nuk eshte absolut. Nese Koreja e Veriut nuk ia ve veshin Kines kush mbetet atehere Edhe Penjani ka nevoje per nje minimum mbeshtetjeje nderkombetare. Edhe historikishtdy vendetkane patur lidhje te ngushta. Ne luften e Korese Kina i ka mbeshtetur ushtarakisht koreanoverioret. Qe prej vitit 1961 ekziston marreveshja emiqesise. Dy here Kim Jong Il ka qene kete vit ne Kine. Gjithmone Penjani ka marre ndihme nga Pekini. Ne KS te OKB-se fuqia me te drejte vetoje Kina ia ka dale disa here te kundershtoje qendrimet me te ashpra kunder Korese se Veriut. Madje edhe pas provave atomike te viteve 2006 dhe 2009 debimit te inspektoreve berthamore dhe nderprerjes se bisedimeve gjashtepaleshe. Provokimet e panderprera nga Penjani jane ne fakt ne kundershtim me interesat kineze.
Ndikimi i Kines te Korea e Veriut nuk duhet mbivleresuar
Megjithe lidhjet e ngushta nuk duhet mbivleresuar ndikimi i Kines mbi sundimtaret ne Penjan thote eksperti britanik per Korene e Veriut Jasper Becker.
Bildunterschrift Dy marinare koreanojugore u vrane dhe 17 u plagosen nga granatat koreanoveriore
Kim Yong Il nuk ka besim te kinezet. Ata nuk kane qasje as ne rrethin e tij te ngushte dhe as ne proceset e vendim-marrjes. Prej tyre ata jane te perjashtuar. Dhe persa i perket rruges kineze te hapjes ekonomike kete Kimi e refuzon me vendosmeri pohon ai.
Por pas goditjes se Korese se Jugut me granata Pekinit i behet thirrje qe te ushtrojendikimin e tijmbi Phenianin. Ne rast nevoje edhe presion ekonomik me sanksionet e reja. Por Kina ka frike se kjo mund te conte ne destabilizimin e fqinjit te varferuar.
Kina e sheh Korene e Veriut si nje zone tampon
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Manifestim ne Penjan 04.01.2008
Neqoftese vendi falimenton kjo bie mbi ne thote profesori Shi Yinhong i Universitetit Popullor i Pekinit. Kjo duhet te pengohet me gjithe fuqine. Sepse ne rast te nje epidemie urie apo te nje kolapsi te Korese se Veriut Kina i druhet vales serefugjateve qe do te vinin nga kufiri ne Dandong. Edhe nje ribashkim me jugun nuk do te ishte zgjidhja per Kinen.Kina e sheh Korene e Veriut si nje zone tampon. Neqoftese ajo nuk eshte me trupat amerikane do te gjendeshin direkt para kufirit kinez. Ne Pekin jane te interesuar te ruajne statusquone edhe pse ushqejne pak simpati per Kim Yong Il dhe familjen e tij. Dhe kundershtojne vazhdimisht deshirat e Uashingtonit qe te rritet presioni mbi Penjanin.
Autor Ruth Kirchner/Angjelina Verbica
Redaktoi Bahri Cani