E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: Do ta “luftojmë” krijimin e Grupit të Unitetit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka thënë Radio Dukagjinit se pranimi i bisedimeve politike me Serbinë është fatal, sepse ky dialog , sipas tij, shkel pavarësinë e Kosovës dhe të gjitha njohjet që janë marr deri më tash.

Ai potencon se LDK-ja jo që nuk do të jetë në ndonjë ekip të unitetit për të biseduar me Serbinë por në çfarëdo forme do të pengoj krijimin e ekipeve të tilla.

“Me asnjë çmim ne nuk hyjmë në ndonjë grup të unitetit dhe me as një çmim ne nuk do të pranojmë themelimin e këtyre grupeve të unitetit edhe në qoftë se ne nuk jemi aty. Janë institucionet e Republikës së Kosovës, është Parlamenti, është Qeveria dhe është presidentja e vendit. Këto institucione duhet të mendojnë për përgjegjësinë e tyre Kushtetuese dhe Ligjore”, ka thënë Mustafa./Dukagjini.com/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›