E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova, festime madhështore për Ditën e Flamurit, dhjetëra kosovarë drejt Tiranës

Prishtinë, 28 nëntor, NOA - Dita e Flamurit do të kremtohet në mënyrë madhështore edhe në Kosovë.

Sipas lëvizjes Vetëvendosje, sot janë planifikuar një varg aktivitetesh në sheshin Nënë Terezë në Prishtinë duke filluar te busti i Zahir Pajazitit, me himnin kombëtar të kënduar nga Kori i fëmijëve Xixëllonjat.

Më pas do të vijojë një panair të titulluar Prodhimet Shqiptare, ku do ekspozohen prodhime artizanale, si veshje kombëtare, punë dore, vegla muzikore, pajisje të ndryshme për punë.

Gjatë tërë kohës, deri në përmbyllje të aktiviteteve në orën 18, në sheshin Nënë Terezë do të performojnë me valle e këngë ansamble të ndryshme nga të gjitha rajonet e Kosovës.

Ndërkaq, mësohet se qindra kosovarë kanë udhëtuar drejt këtij qyteti në përkujtim të 28 Nëntorit.

Vetëm gjatë 24 orëve të ditës së djeshme, nga pika kufitare e Morinës kanë kaluar rreth 800 kosovarë.

Mësohet se shumë prej tyre e kanë kaluar natën në Tiranë, për tu nisur sot në mëngjes drejt Vlorës.
n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›