Krijohet bashkimi doganor Rusi-Bjellorusi-Kazakistan
Marrëveshja u nënshkrua sot mes presidentëve të tre shteteve ish-sovjetike. "Ne gjetëm kompromiset dhe marrëveshjet e duhura dhe ramë dakord që, duke filluar nga 1 janari 2010, të kemi një territor të vetëm doganor'', deklaroi presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko.